Futboll La Liga Sport

FRANCA I “MBYLLI DERËN”/ BENZEMA reagon ASHPËR kundër kreut të Federatës, kërkoj që të harrosh…

Të mërkurën, sulmuesi i Real Madridit, Karim Bezema, i ktheu përgjigje deklaratës së presidentit të Federatës së Futbollit të Francës, Noel Le Graet, me disa fjalë mjaft të ashpra. Le Graet, në një intervistë me gazetën franceze, e ka siguruar futbollistin se ai nuk do të luajë më kurrë për Kombëtaren e Francës dhe ka thënë se sulmuesi i Real Madridit nuk ka qenë në formë të mirë tash e një kohë të gjatë.

“Skandali Valbuena-Benzema e pati edhe një episod javën e kaluar, por ky proces nuk ka përfunduar ende. Kanë kaluar tre apo katër vite. Rasti duhet të ishte gjykuar shumë më shpejt dhe tani kjo gjë është kalbur për ne”, ka thënë Le Graet.

“Unë nuk kam asgjë kundër Karimit, ai është treguar i mire për skuadrën e kombëtares, por mendoj se karriera e tij tanimë ka marrë fund me të kaltrit, veçanërisht pasi që nuk ka qenë në formë të mirë kohëve të fundit”.

Benzema nuk ka bërë asnjë paraqitje për vendin e tij që nga tetori i vitit 2015, pasi që më vonë u akuzua se kishte marrë pjesë në një atentat për ta kërcënuar ish-bashkëlojtarin Mathieu Valbuena për një skandal që kishte të bënte me një video intime.

“Zotëri Le Graet, kërkoj që të më harrosh dhe të më lësh të qetë, ju lutem. Franca është kampione e botës”, ka shkruar Benzema në Twitter.

Related posts

KORONAVIRUSI/ La Liga, një telefonatë larg… mbylljes!

Delo.autor

Nënvlerësim total, më i miri i Superiores nuk vlen asnjë grosh

Sadik.Autor

Milan merr 3 milionë euro nga Trabzonspor, ky lojtar mbetet te klubi turk

Q.Autor

Leave a Comment