Futboll Seria A Sport

GATI SHKARKIMI/ Përgatitja e derbit si “provincial”, GABIM FATAL I GATTUSOS

Humbja në derbi ka rikthyer Milan në pikën e nisjes, duke hedhur poshtë gjithçka të mirë të bërë në këto javët e fundit. Trajneri Gennaro Gattuso tashmë është nën akuzë, jo për faktin se nuk di të stërvisë apo për pikët në renditje, por sepse kuqezinjtë zhvilluan ndeshjem më të dobët të sezonit.

Mënyra se si trajneri e kishte përgatitur sfidën ndaj Inter ishte totalisht e gabuar. Milan u vendos mbrapa si një ekip provincial dhe, madje, edhe ndërrimet e bëra nga Gatuso, të pakuptimta, ishin në këtë kuadër. Cutrone në krah të majtë dhe jo në skemën 4-4-2 përkrah Higuain, apo Kessie që i lë vendin Bakajoko dhe Abate i hedhur në fushë dy minuta nga fundi në vend të Kalabrias në të djathtë.

Gjithçka gabim, me në fund gjysmë dhuratën e Donarumma, në një tjetër dalje të pallogaritur, duke i hapur Ikardit dyert e rrjetës.

Të gjithë fajtorë, por sidomos trajneri dhe portieri, që nuk i shmangen kritikave edhe të tifozëve. Higuain i izoluar, nuk mund të bënte asgjë. Calhanoglu vazhdon të mos shfaqë klasin e tij, ndërsa Suso u bllokua totalisht. Sigurisht, ka ende shumë rrugë përpara, por fjalët e Gatusos “më pëlqeu skuadra” këtë herë ngjajnë më shumë si një dalje nga përgjegjësitë.

Trajneri foli edhe për mungesë guximi, apo edhe ekuilibra të prishur, duke nënvizuar se në mentalitet pa diçka përpara. Por, për të parë goditjen e parë në portën kundërshtare u deshën 80 minuta, disa pyetje duhet t’i bëjë vetes.

Related posts

“KA QENË NJË JAVË E VËSHTIRË”/ Gjesti human i trajnerit të Spanjës: Jap dorëheqjen, nëse Luis Enrique dëshiron…

Delo.autor

“Toka është e sheshtë”/ Basketbollisti kërkon falje: Nuk jam dhe aq i zgjuar

Isa.Autor

LIVE LIVERPOL-REAL MADRID/ Vetëm anglezët në sulm, Cortua dhe shtylla evitojnë golin e avantazhit

F.autor

Leave a Comment