Futboll Seria A Sport

GATTUZO I IKUR/ Ndërkohë MILANI përgatit rikthimin e bujshëm të brazilianit

Pas derës së Milan qëndron gjithmonë Donadoni, nëse Gattuso nuk do të di si të ringrihet. Por në këto orët e fundit, qarkullojnë zëra se në pankinën kuqezi dëshirohet Leonardo, gjithmonë nëse kriza e milanistëve do të ketë formë të pariparueshme dhe frymëmarrje të shpejtë. Një ide e bujshme që duket se ka lindur në dhomat secrete të “Casa Milan”. Një hipotezë e sapo publikuar kjo nga “Messaggero”. Braziliani mund të zëvendësojë trajnerin aktual në rast se kuqezinjtë nuk reagojnë as kundër Sampdoria dhe Genoa. Një hipotezë që në klub po e vlerësojnë dhe mbetet për t’u kuptuar nëse është ajo që dëshiron edhe drejtori i përgjithsshëm, të rikthehet të stërvisë.

Me përjashtim të periudhës 70 ditore në drejtim të Antalyaspor, mes 28 shtator dhe 6 dhjetor 2017, Leonardo në fakt nuk stërvit që prej 7 vitesh, apo fiks që nga qershori 2011, kur vendosi të largohej nga Inter, për tu ulur pas një tavolinte te PSG. Tashmë Scaroni dhe Maldini mund ta bindin që të ndryshojë mendim, në të mirë të përmirësimit të situatës së brendshme të klubit. Do të bëhej fjalë për një rikthim të brazilianit në rolin e trajnerit të Milan, pasi ishte pikërisht ai që mori drejtimin e kuqezinjve në 2009, duke zëvendësuar Ancelottin. Një sezon mes ulje ngritjeve. Ndonëse alternative konkrete mbetet Roberto Donadoni, nuk përjashtohet mundësia që drejtimin e Milan, në rast të dështimit të vazhdueshëm të Gattuso, ta rimarrë braziliani Leonardo.

Related posts

NBA play-off/ Indiana mposht Cleveland, Jazz bie në Oklahoma

Sadik.Autor

MOTO GP/ Rrëfehet Rossi: Ky është momenti më i vështirë i një gare

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA E TRAJNERIT/ “Mentori” i tij rrëfen: Allegri ishte afër stolit të Napolit, përpara se…

Delo.autor

Leave a Comment