Futboll Seria A Sport

“GJAHTARËT E GOLIT”/ ICARDI i përgjigjet VIERIT: Keni qenë gjithmonë një…(FOTO)

Inter për momentin po përjeton një periudhë mjaft të mirë, teksa ka lënë pas fillimin jo të mirë të sezonit, duke bërë gjashtë fitore radhazi. Fitorja e fundit ishte fundjavën që lamë pas ndaj Spal në transfertë 1-2.

Pikërisht në atë ndeshje golat për zikaltrit u shënuan të dy nga Mauro Ikardi. Kapiteni i Inter arriti kuotën e 103 golave në kampionat duke arritur kështu një emër të madh të sulmit në Itali, Kristian Vierin. Në një foto në llogarinë e argjentinasit në “instagram”, ish-bomberi italian ka shkëmbyer komente me Mauro Ikardin.

“Bravo Mauro, vazhdo kështu”, ka qenë komenti i Bobo Vierit, ndërsa kapiteni i Interit i është përgjigjur: “Faleminderit Bobo, të kisha përpara një sulmues si ti, ishte një stimul i madh për mua.”

Related posts

PAS DY SEZONESH PA NJË SKUADËR/ Allegri i befason të gjithë, nis negociatat me klubin e madh të Serie A…

Delo.autor

ELEMINIMI I TURPSHËM/ Buffon “thumbon” INTERIN: Më vjen KEQ, do të doja të rikthehesha…

Isa.Autor

JUVENTUS-MILAN/ “Kuqezinjtë” kalojnë në epërsi, shënon “Bomberi” Piatek

Delo.autor

Leave a Comment