Futboll Sport

GJITHMONË UNIKAL/ GOL i mrekullueshëm dhe ndërhyrje HORROR, Van Persie i bën të gjitha (VIDEO)

Robin van Persie u shndërrua nga hero në njeriun më të urryer në fushë brenda pak minutash pasi fillimisht shënoi një gol fantastik që i dha fitoren skuadrës së tij e më pas mori një karton të kuq të drejtpërdrejtë për një ndërhyrje horror ndaj një kundërshtari.

Sulmuesi holandez që pas një karriere të shkëlqyer tek Arsenal dhe Manchester United tani luan me Feyenoord, u duk se ktheu vitet mbrapa kur shënoi me një goditje dënimi fantastike në minutën e 87-të të takimit kundër Vitesse.

Ishte goli i gjashtë i 35-vjeçarit këtë sezon, por tashmë do të jetë i fundit për të patën tri javët në vazhdim, në të cilat me siguri nuk do të luajë për këtë periudhë për shkak të kartonit të kuq.

Ndërsa Vitesse u hodh në sulm për të kërkuar golin e barazimit, Van Persie ndërhyri brutalisht kundër mbrojtësit anglez Max Clark duke e përplasur në tokë. E kur pa kartonin e kuq para fytyrës sulmuesi veteran u largua kokulur pasi e kuptoi atë që kishte bërë.

Sezonin e kaluar, për shkak edhe të disa dëmtimeve, Van Persie luajti vetëm katër ndeshje, por këtë vit duket se ka rigjetur formën.

Related posts

Real Madridi dëshiron një portugez, PSG e rivalizon

Sadik.Autor

“El Chiringuito”: Ronaldo merr katër trajtime të ndryshme në ditë për t’u rikuperuar për finale, ai do të luajë kundër Liverpoolit

Sadik.Autor

REZULTOI FATAL PËR AMIR DEMIN/ Ja pamjet nga aksidenti që i mori jetën futbollistit shqiptar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment