Futboll Kombëtarja Sport

Grezda “gëzohet” për fatkeqësinë e shokut, merr një surprizë nga tifozët (FOTO)

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Eros Grezda, bëri hapin e madh në karrierë duke kaluar nga Osijek-u në ligën e parë kroate drejt Rangers-it në kampionatin skocez të futbollit. Shqiptar do ta ketë të vështirë përshtatjen në kampionatin ishullor dhe për shkak të konkurrencës së madhe që ka në skuadër. Dëmtimi që pësoi dhe e mbajti gjatë jashtë fushave ka ndikuar në minutat e tij në fushën e lojës, pasi 23-vjeçari nuk është ende në formën e tij më të mirë. Dy ndeshjet e fundit me Shqipërinë ndaj Jordanisë dhe Izraelit e treguan qartë se lojtari ka probleme fizike.

Futbolli ndonjëherë është dhe çështje fati. Shqiptari mund të buzëqeshë fshehurazi me dëmtimin e shokut të tij të ekipit, Scott Arfield. Ky i fundit titullar i rëndësishëm në formacionin e Steven Gerrard dhe i afruar prej legjendës në merkaton e verës nga Burnley. 29-vjeçari është rivali direkt i Grezdës për formacionin e ekipit të Rangers-it. Arfield ka pësuar një dëmtim muskulor me kombëtaren e tij të Kanadasë. Ai rrezikon 3 ndeshjet e ardhshme të ekipit skocez.

Një nga tifozët e Rangers-it shkruan se me dëmtimin e Arfield mund të jetë momenti i duhur për të parë Grezdën në fushë

Një dhimbje koke për Gerrard, por për Grezdën është një mundësi e mirë për të fituar minuta dhe pse jo të luajë si titullar për herë të parë. Tifozët e Rangers-it i kanë kërkuar trajnerit anglez që të aktivizojë mesfushorin shqiptar nga minuta e parë. Gerrard ka besim te aftësitë e shqiptarit, prandaj e ka blerë, por gjendja e tij fizike mbetet ende shqetësimi kryesor i tij. Gjakovari duhet ta shfrytëzojë si duhet shansin e tij dhe të bindë se meriton më shumë.

Related posts

DERBI “DEH” MILANON/ San Siro “full” për Champions, tifozët premtojnë spektakël

F.autor

Umtiti: Jemi shumë të fortë, kemi nxjerrë mësime nga finalja e “Euro 2016”

Isa.Autor

E PABESUESHME/ La Liga publikon formacionin e javës, ja befasia e madhe (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment