Futboll Sport

HUMBJA ME BETISIN/ Shpërthen Gatuzo: Nuk po shpëtoj b***ën time, i dal për Zot kësaj situate

Humbja brenda në shtëpi me Real Betisin, ka bërë që trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, të shpërthejë në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Rino nuk i fshihet përgjegjësive, por deklaron se nuk mund ta pranojë atë performancë nga ekipi i tij.

“Kemi humbur busullën tonë, sigurinë tonë. Jam i shqetësuar për mentalitetin e brishtë të skuadrës. Kundërshtari nuk ka vjedhur asgjë. Nuk mund ta pranoj një performancë të tillë. Përgjegjësi i parë për këtë situatë jam unë. Nuk po mendoj si të shpëtoj b***ën time, i dal unë për zot kësaj situate, dhe çfarë do që të ndodhë, nuk do të ketë problem. Në pjesën e parë mund të kishim shënuar më shumë gola. Ndoshta problemi janë edhe idetë e mia taktike. Duhet të kuptojmë zgjidhjen për këtë situatë që të përmirësohemi. Nuk është një çështje moduli në fushë, por çështje frike. Sot nuk kishim rrjedhshmëri, në vend që të shikonim përpara, ktheheshim pas. Nuk jemi kurrë të qetë, as në mbrojtje, as në sulm.” – deklaroi Gatuzo.

Related posts

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Teuta-Granada, rezultati 0-4

Delo.autor

NDESHJA E SOTME NDAJ XHENOAS/ Pioli ngre zërin: Milan, ky është shansi i fundit!

F.autor

SEZONI I RI/ Barcelona në Amerikë, nesër MESSI kryen vizitat mjekësore

Sadik.Autor

Leave a Comment