Futboll Shqipëri Sport

Ia ka marrë dorën Partizanit? Takaj: Luajmë me çuna të rinj, të mos kalojnë në eufori

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, foli për mediat pas fitores me Partizanin në kryeqytet, dhe deklaroi:

Fitore me vlera, kundër një kundërshtari që duket se po ia merrni dorën…

Jo, nuk është se po ia marrim dorën. Ishte një ndeshje e luftuar. Të dy luanim për fitore, fituam ne, dhe kjo ishte e rëndësishme. Loja më pëlqeu, se ishte e luftuar.

Vazhdoni në vendin e parë, pavarësisht ndryshimeve këtë sezon…

Jo, ne po luajmë me çuna të rinj futboll, nuk është se qëllimi kryesor është titulli kampion. Janë edhe këto elementët e rinj, që janë me perspektivë të madhe dhe të rëndësishëm për klubin.

Pse nuk flisni për titullin kampion?

Kampionati është i gjatë, këta janë çuna të rinj dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, mos të kalojmë në eufori. Titulli do edhe eksperiencën për tu fituar, edhe të rinjtë duhet të ambientohen. Fazën e tretë, do mësohet se kush është për kampion.

 

Related posts

SPECIALE/ Pse trajnerët e kombëtares nuk e duan “BRUMIN” SHQIPTAR

Isa.Autor

Skandali në Shkodër/ Vllaznia nuk merr futbollistin e kombëtares shqiptare

Isa.Autor

LËSHON DEKLARATËN E BUJSHME/ Ish-sulmuesi Vieri: Inter do të fitojë në Torino dhe Juventus nuk do të luajë në…

Delo.autor

Leave a Comment