Futboll Seria A Sport

INTERI E MILANI NUK BINDIN/ Capello: Si mund ta HUMBASË titullin Juventusi, kur nuk ka…

Fabio Capello promovon Roberto Mancinin. Ekipi kombëtar italian, që fitoi minimalisht mbrëmë kundër Polonisë, ishte shumë i pëlqyer nga Don Fabio. “Kombëtarja luajti një lojë të mirë, – tha trajneri në “Radio Sport”. – Kam parë tashmë diçka të mirë në këtë ndeshje. Lojtarët u shprehën në mënyrën më të mirë. Pashë energji dhe ekuilibër në të gjithë ekipin. Ndoshta në repartin ku kemi diçka që mungon, mund të kërkojmë një shtytje shtesë”.

Për Fabio Capellon, “zgjedhjet e Mancinit kanë sjellë fryte”: “Trajneri e di se lojtarët përpiqen të bëjnë një lojë të bazuar në atë që kanë mundësi. Dje vendosi të mos përdorë Immobile, por unë nuk do ta argumentoj këtë zgjedhje. Immobile është ai që mund të luajë nga fillimi, por natën e kaluar zgjedhja e Mancinit ishte fituese”.

Capellos i ka pëlqyer Barella, për të cilin sheh një të ardhme të ndritur me blutë: “Ai është lojtari, që i jep ndryshim ritmit në mesfushë. Barrela jep diçka më shumë në aspektin e cilësisë dhe sasisë. NJë lojtar si ai na ka munguar. Eshtë pak a shumë si Tardelli në nivelin dinamik. Futbolli italian tani është orientuar drejt posedimit të topit, ADN-ja e të gjithëve është atje.

Kjo skuadër është teknikisht shumë e mirë, por le të mos harrojmë se Polonia dukej pak e lodhur. Mesfusha është motori i ekipit dhe çdo gjë sillet rreth saj. Kjo fitore na bën të ndihemi më konkurrues”.

Ish-trajneri i Rusisë (dhe shumë skuadrave të tjera, përfshirë Real Madridin) ka shpërndarë disa “vota” për axurrët: “Lasagna është një lojtar interesant, ai mund të jap diçka më shumë për ekipin kombëtar. Pati një aktivizim të shkurtër, çka është shumë pak për të dhënë një vlerësim të plotë. Cutrone? Më pëlqen, është lojtar dinamik. Me të, Italia mund të ketë prirje për të kërkuar më shumë në frontin e shënimit të golave”.

Trajneri i njohur italian ka folur edhe mbi situatën në Seria A dhe favoritët për titullin: “Unë nuk e si Juventusi mund ta humbasë titullin. Po jep shfaqje të forta, pothuajse plot krenari, kundër të gjithë kundërshtarëve. Unë e shoh skuadrën e Allegrit ultrafavorite në Seria A dhe pa konkurrent”.

 

Related posts

PAS NJË SEZONI DEBUTUES TEK VITESE/ Sulmuesi Broja tek kampionët e Europës, nis “zborin” nën urdhrat e Tuchel

Delo.autor

COPA DEL REY/ Pas një asist nga Marcelo, mbrojtësi Militao zhbllokon sfidën për Real Madrid (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Maldini takim me përfaqësues të Real Madrid, ja çfarë synon

Delo.autor

Leave a Comment