Futboll Sport

KAOS/ SHERR TË ASHPËR mes shokësh për një penallti, ylli i kombëtares e PËSON KEQ (VIDEO)

Sa herë kemi parë sherr mes lojtarësh të një ekipi për arsye të ndryshme? Një gabim që sjell gol të kundërshtarit, apo një grindje se kush do e gjuaje penalltinë apo faullin, të shtyra dhe ndonjëherë edhe diçka më shumë se shkëmbim fjalësh plot nerva.

Megjithatë, në ndeshjen e kampionatit kolumbian Atletico Nacional-Deportivo Cali, luajtur fundjavën e shkuar, ndodhi diçka absurde, sepse sulmuesi kryesor i ekipit vendas, Dayro Moreno, i cili është edhe anëtar i kombëtares kolumbiane prej një dekade, u grind keqas me shokun e skuadrës Jeison Lucumi, edhe ky një ndër yjet e kampionatit kolumbian dhe pjesë e Kolumbisë U23.

Dayro Moreno mori topin të ekzekutonte një goditje dënimi, por Lucumi kërkoi t’ia merrte topin, sepse është ai lojtari i caktuar nga trajneri për penalltitë dhe goditjet e dënimit. Disa fjalë ofenduese dhe Lucumi goditi me kokë shokun e skuadrës, duke u ndëshkuar me karton të kuq nga arbitri.

Më pas Moreno, sipas mediave lokale, tentoi të hakmerrej pas ndeshjes, duke vrapuar drejt dhomave të zhveshjes për të gjetur rivalin, por e ndalën shokët e ekipit.

Atletico Nacional ka kërkuar falje për pamjet e shëmtuara në sytë e 19 mijë tifozëve në stadiumin Atanasio, ndërsa ka punuar nga puna menjëherë sulmuesin Moreno, edhe pse 33-vjeçari është ylli i madh i ekipit dhe ka shënuar 23 gola në vitin 2018.

Klubi më i madh kolumbian e ka justifikuar vendimin me shkeljet e shpeshta disiplinore nga Moreno, i cili në mars të këtij viti u pezullua për 4 ndeshje për shkak se goditi me kokë një kundërshtar, ndërsa në gusht u përfol se shkoi në stërvitje i pirë, pas eliminimit në Libertadores nga modestët argjentinas të Atlético Tucumán. Nuk mbaron me kaq, sepse Moreno u grind keq me shokun e skuadrës Gonzalo Castellani në fillim të këtij muaji, ndaj klubi nuk ka duruar më, ndërsa Lucumí ia ka hedhur paq, sepse është pezulluar për 8 ditë.

Related posts

NGA PORTA TEK SULMI/ Mes 6 të paprekshmëve mungon Ronaldo, trajneri Allegri ka ide të qarta

Delo.autor

Mediat angleze i kushtojnë vëmendje partneres së Elseid Hysaj (FOTO)

Sadik.Autor

VENDOSI TË LARGOHEJ NGA “OLD TRAFFORD”/ Pogba zgjedh mes Juventusit dhe “Los Blancos”, ja ku zbarkon

Delo.autor

Leave a Comment