Futboll Shqipëri Sport

Kategoria e Parë/ Grupi A: Vllaznia triumfon edhe në derbi, Dinamo kënaqet me barazim. Ja rezultatet

U luajtën 4 takimet e vlefshme për javën e 5-të të Kategorisë së Parë, Grupi A. Kryesuesit e Vllaznisë kanë triumfuar në derbin e veriut përballjë Veleçikut me rezultatin minimal 1-0. Goli i të përhershmit Xhunior i ka mjaftuar skuadrës së Likës, e cila nis shkëputjen e vetme në krye.

Përballje dramatike ajo në Kompleksin “Internacional” mes Vorës dhe Burrelit. Vendasit arritën të shënonin 2 gola të shpejtë në minuta e para të lojës, ndërsa matjanët arritën të përmbysnin gjithçka.

Fitore e rëndësishme për Korbanin në transfertën e Fushë-Krujës ndaj Ilirisë, ndërkohë që sfida mes Shënkollit dhe Dinamos u mbyll në barazim pa gola.

REZULTATET:

VLLAZNIA-VELEÇIKU 1-0

Xhunior 50′

SHËNKOLLI-DINAMO 0-0

VORA-BURRELI 2-3

Myslimi 7′ , Mashi 10′ (autogol) / Levendi 38′ , Xhixhiua 43′, 83′

ILIRIA-KORABI 1-2

Bardhi 80′ (p) / Skuka 10′, Murrja 88” (p)

Related posts

“Shpresoj që Griezmann është i lumtur këtu”, Simeone do që francezi të qëndrojë…

Sadik.Autor

DËMTIMI I MESSIT/ Inter Miami përditëson situatën e sulmuesit

F.autor

9 LOJTARË DREJT LARGIMIT NGA “BERNABEU”/ Perez synon rreth 500 milionë euro nga shitjet, ja lista e “viktimave”

Delo.autor

Leave a Comment