Futboll Seria A Sport

Kuqezinjtë rikthejnë qetësinë/ MILANI tashmë synon vazhdimësinë në Serie A

Katër gola për të larguar krizën, për të marrë tre pikët, e të paktën për një natë, tek Milani gjumi mund të jetë i rehatshëm. Fitorja 1-4 në Mapei Stadium ka risjellë qetësinë tek kuqezinjtë, të cilët do të jenë më optimistë për sa i përket sfidës të së enjtes kundër Olympiacos, e më pas për vazhdimin e kampionatit. Jo vetëm sepse Gattuso ka rigjetur fitoren pas një muaji, e cila mungonte që nga ndeshja me Romën në San Siro, por sepse skuadra ka dalë nga Mapei Stadium me vetdijen se kualiteti nuk mungon.

Përveç tre pikëve, lajmi më i mirë ishte rikthimi tek goli i Susos, i cili nuk shënonte në kampionat që nga 4 shkurti, ndërkohë me Sassuolon shënoi një dygolësh e goditi traversën në fillim të ndeshjes. Edhe spanjolli tjetër, Samu Castillejo shkëlqeu ditën e dielë, duke realizuar golin e tij të parë me fanellën e Milanit, por gjithashtu i dha frymë e energji skuadrës. Ish-lojtari i Villarreal u pa mjaft aktiv gjatë lojës, duke luajtur mjaft mirë në një pozicion jo shumë të njohur për të.
Në Mapei Stadium, kuqezinjtë treguan se dinë të reagojnë në momente të vështira, duke krijuar raste e duke mos u frikësuar nga kundërshtari. Me tifozët që shpresojnë se skuadra mund të krijojë vazhdimësi, Milani mund të kënaqet me këtë fitore të thellë, por siç thotë Gattuso, duhet të qëndrojnë gjithmonë me këmbë në tokë.

Related posts

TELENOVELA “DYBALA”/ Ylli argjentinas mund të shitet në janar, gati super oferta për Juventus-in

Delo.autor

BISEDË ME ISH MIS ITALINË/ Chiellini zbulon lajmin e bujshëm: Në fund të sezonit…

Delo.autor

U DËNUA RËNDË NGA FEDERATA/ INTERI apelon pezullimin e SPALLETTIT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment