Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Shqipëri-Jordani: Me fat jordanezët, Veseli shpërdoron një GOL të sigurtë (VIDEO)

Po luhet në “Elbasan Arena” takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Jordanisë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Pas humbjes ndaj Skocisë, skuadra e Kristian Panuçit do të kërkojë të reagojë, për të qenë me moralin lartë, në sfidën zyrtare të ditës së shtunë, atë ndaj Izraelit.

shqiperi jordani

Në përballjen e sotme, tekniku italian, Panuçi ka surprizuar me formacionin, duke bërë shumë ndryshime. Kapiten është zgjedhur Mërgim Mavraj.

kombetarja shqiperia

Shqipëria nuk ka asnjë përballje direkte me Jordaninë, e cila renditet në vendin e 110-të në FIFA. Kjo kombëtare nuk ka marrë pjesë asnjëherë në finalet e Kupës së Botës,  referuar rekordeve, Jordania ka triumfuar dy herë në turnetë Pan Arabike të shumësportëshit në botën arabe.

grezda

Kjo përfaqësuese drejtohet nga ish-mbrojtësi i Belgjikës, Vital Borkelmans,  Amer Shafi, portieri kapiten i përfaqësueses, është rekordmeni me 134 ndeshje.

LIVE | SHQIPËRI-JORDANI 0-0

KOMENTI LIVE: 

74′ Goditje dënimi për Shqipërinë shumë pranë zonës, provon Balaj, por gjuajtja e tij është tërrësisht e gabuar dhe përfundon shumë larg kuadratit.

69′ Murjan provon të verë në vështirësi Berishë, por në pozicion gardiani shqiptar.

64′ Me fat Jordania. Veseli nga shumë pranë zonës herën e parë del huq, ndërsa në momentin e dytë topi ndalet nga portieri.

61′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Binaku, në lojë Lenjani.

58′ Provojnë të rrezikojnë edhe jordanezët, por harkimi në krahun e majtë përfundon mbi portën e Berishës.

56′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Mavraj, në fushë debutuesi Dermaku.

bandicam 2018-10-10 21-17-18-475

52′ Pranë golit Shqipëria me Balajn, portieri kundërshtar i mohon golin shkodranit.

50′ Uzuni provon me një top për Balajn në zonë, largojnë në vështirësi mbrojtësit e Jordanisë.

47′ Shqipëria e nis në sulm edhe pjesën e dytë, Manaj provon me një gjuajtje të rrezikshme, por topi shkon jashtë kuadratit.

46′ Tre zëvendësime të menjëhershme në fillimin e pjesës së dytë. Largohen Xhaka, Grezda dhe Ramadani. Në fushë, Balaj, Ndoj, dhe Uzuni.

Mbyllet pjesa e parë, 0-0. 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Aksion fantastik nga e majta, me Binakun që avancon dhe pason bukur për Manajn në zonë, ky i fundit ka gjuajtur, por ka pritur portieri.

42′ Manaj tregohet egoist dhe provon me një gjuajtje nga distanca, por gjuajtja e tij ishte tepër e gabuar.

38′ Grezda harkon në qendër të zonës, provon me kokë Binaku, por topi shkon në duart e portierit.

35′ Gabime të shumta në fazën ofensive, kuqezinjtë nuk po gjejnë dot rrugën e rrjetës.

32′ Manaj del bukur në krahun e majtë dhe provon të servirë një top në qendër të zonë, por ndërhyjnë mbrojtësit e Jordanisë.

27′ Al Samrieh ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Ramadanit.

25′ Grezda del i vetëm dhe rrëzohet në zonë, gjyqtari nuk është i këtij mendimi dhe i mohon një penallti kuqezinjve.

23′ Rrezikshëm Shqipëria me Andi Lilën, që provon me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, topi devijohet në këndore.

21′ Ndërhyrja e tretë e ashpër e jordanezëve, gjyqtari kosovar i fal, duke mos i ndëshkuar.

20′ Shqipëria provon të rrezikojë me aksione të shpejt nga krahët, por pa sukses.

17′ Veseli kthen një top të fortë dhe të rrezikshëm për Berishën, i cili nuk e kontrollon dot. Goditje nga këndi për Jordaninë.

11′ E pabesueshme çfarë humbet Grezda, që merr një asist nga Gavazaj dhe nga shumë pranë portës ka goditur jashtë kuadratit.

9′ Veseli zëvendëson Mihajn e dëmtuar.

6′ Pranë golit Jordania, por për fat të mirë topi ka shkuar jashtë kuadratit.

Rreziku i jordanezëve on Vidnews.

5′ Atiah ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Mihajt. I pafat mbrojtësi që kërkon zëvendësim.

3′ Shqipëria hidhet menjëherë në sulm në kërkim të golit, por mbrojnë mirë jordanezët.

1′ Ka nisur takimi në “Elbasan Arena”. Interes i ulët nga ana e tifozëve.

Related posts

E BUJSHME NË ANGLI/ Manchester City rrezikon përjashtimin nga…

Delo.autor

TEKNIKU ITALIAN DREJT RIKTHIMIT/ Del në skenë Allegri për stolin klubit të Premier…

Delo.autor

TRATATIVA E BRAZILIANIT NË RREZIK/ Oferta e Chelseat komplikon rinovimin e kontratës për mesfushorin…

Delo.autor

Leave a Comment