Futboll Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Shqipëri U21- Spanjë U21: Ka startuar takimi, kuqezinjtë kërkojnë surprizën ndaj iberikëve

Po luhet në “Selman Stërmasti” sfida mes Shqipërisë U21 dhe Spanjës U 21 e vlefshme për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarit.

Edhe pse përballë është një skuadrës si Spanja e cila nuk ka nevojë për shumë koment, pasi mjafton të shikosh lojtarët që ka në dispozicion dhe skuadrat ku luajnë, kuqezinjtë e Bushit, do të provojnë të japin maksimumin.

Një ndeshje prestigji për Shqipërinë përballë kryesuesve të grupit me 21 pikë. Kujtojmë që përballje e parë mes këtyre 2 skuadrave e zhvilluar në Spanjë, përfundoi me rezultatin 3-0 për ibrikët. Skuadra e Bushit nuk ka asgjë për të humbur në këtë takim, teksa mban vendin e 5-të me 6 pikë në 8 ndeshje.

Sulmuesi Vrioni, i cili iu bashkua Shpresave ditën e sotme, ka startuar si titullar. Ndërkohë iberikët nuk i kanë kursyer yjet e tyre, teksa Lirola, Fabian Ruiz, Fornals, Majoral do të startojnë si titullarë.

LIVE| SHQIPËRI U21 – SPANJË U21

1′ Ka startuar me 1 minutë heshtje për shkak të viktimave të përmbytjes në Spanjë, sfida që po zhvillohet në “Selman Stërmasi”

FORMACIONET ZYRTARE:

SHQIPËRIA U21: Kastrati, Maloku, Toli, Tafa, Doka, Kryeziu, Bare, Laçi, Muçolli, Sulejmanov, Vrioni.

SPANJA U21: Unai Simon, Lirola, Karicol, Nunez, Mere, Zubeldia, Soler, Fabian Ruiz, Fornals, Ojarzabal, Majoral.

Shqiperi-Spanjw

Related posts

MIQËSORE/ Tirana triumfojnë ndaj Burrelit të Patushit. Vendos goli i Halilit

Delo.autor

REVOLUCIONI I FUTBOLLIT NË BRAZIL/ Lind Premier League, 1 miliardë dollarë për SUPER PROJEKTIN

Delo.autor

E DO GJITHË EUROPA/ Barcelona vendos të rinovojë me “xholin” e ekipit

Delo.autor

Leave a Comment