Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ Ze Maria: Nuk do të hedh baltë, mund të bëja disa gjëra ndryshe, por…

Trajneri Ze Maria ka folur për problemet që ka hasur te Tirana gjatë kohës që ai drejtoi. Së bashku me presidentin Refik Halili ai ka shpallur fundin e kotnratës.

Ze Maria: Një vit e gjashtë muaj më përpara u mblodhëm këtu dhe është e drejtë të largohem duke folur vetë. Pa mbledhur njëri dhe tjetrin por një intervistë të përbashkët. Kështu që sot jam i juaji dhe mund të bëni të gjitha pyetjet. Ndërkohë përshëndes dhe fallenderoj të gjithë klubin dhe përvojën e këtij viti. Ka qenë një periudhë rritje në jetën time. Kam njohur perona shumë të mirë, të cilët duan të mirën e klubit. Dhe unë jam i kënqaur që kam qenë pjesë e kësaj familje. Dhe si gjithë familjet me gjera të mira dhe të këqija si një martesë kur jemi në muaj mjalti.

“Kur një martesë nuk shkon mirë provojmë që ta mbajmë, por ka momente që divorci është i domosdoshëm. Dhe ka ardhur momenti që të kërkojmë divorcin midis nesh për shkak të rezultateve. Dhe mendoj se është e drejtë të tërhiqet trajneri duke arritur një bashkëpunim që ta çojmë skuadrën në vendin që i takon. Bëj një falënderim special për tifozat. Më vjen keq që nuk kam pasur kënaqësinë që t’i kem sepse vjet ishin shumë të mërzitur me skuadrën, por e kam parë pasionin dhe dëshirën e tyre për këtë skuadër. Kështu që i falënderoj dhe shpreoj që të shihemi në atë ardhmen, nuk e di se ku, por shpresoj që të kem lënë një kujtim të mirë në Shqipëri.”

“Do të kisha bërë disa gjëra ndryshe. Mbase përgatitje, palestra. Por sot është e kot që diskutojmë se çfarë mund të kishim bërë. Tani çfarë është bërë është bërë. Nuk është në karakterin tim që të drejtoj gishtat. Jam munduar që problemet t’i zgjidhim me grupin , por kanë dalë edhe jashtë. Vetëm përgatitjen do të bëja ndryshe. Shpresoj që ta rrisin si skuadër. Nëse rezutlatet nuk arrijnë faji i ngelet trajnerit dhe kjo ndodh në të gjithë shtetet.”

“Do të shohim me kalimin e kohës nëse problemi ishte i imi apo i presidentit. Shpresoj që të jem unë problemi dhe uroj me të vërtetë që të rritet skuadra. Problemet që vini brenda grupit dhe shoqërisë i kam diskutuar me presidentin, ai është në dijeni. Nuk jam ai lloj presoni që i marr gjërat nga shtëpia ime dhe i nxjerr jashtë. E di që doni t’i dëgjoni në këto mënyrë, por unë nuk e bëj kështu. Ai i di problemet, nuk është nevoja që trajneri dhe ish-trajneri të hedhi baltë. Nuk do ta bëj.”

vijon…

Related posts

PRANDELI ZBULON EKIPIN ANTI JUVENTUS/ Trajneri i këtij ekipi është një “gjeni”

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Buzëqesh trajneri Inzaghi, merr lajmin e madh nga Argjentina

Delo.autor

Chelsea në çerekfinale, Pedro shënon ndaj Leicesterit

Q.Autor

Leave a Comment