Futboll Premier League Sport

Mediat angleze zbulojnë arsyet pse HAZARD pritet të largohet nga Chelsea

Eden Hazard ka startuar një tjetër sezon si protagonist te Chelsea, teksa nën drejtimin e Maurizio Sarrit ka arritur të shënojë 6 gola për skuadrën londineze, vetëm në 7 javët e para të kampionatit anglez.

Ylli belg ka marrë edhe shiritin e kapitenit, por para pak ditësh ka refuzuar rinovimin me “blutë e Londrës”, teksa në një intervistë ka deklaruar se ende nuk e ka të qartë nëse do të vijojë të rrijë te Chelsea edhe përtej verës së 2019-ës.

Mediat angleze kanë renditur një sërë arsyesh, pse Eden Hazard është duke luajtur sezonin e tij të fundit me londinezët, ndërsa vijojnë të jenë të bindura se destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë Reali i Madridit.

Një nga arsyet kryesore është se belgu ka luajtur gjithmonë si protagonist dhe cilësohet si një nga më të mirët në glob, por asnjëherë nuk ka pasur vëmendjen e Ronaldos dhe Messit, kjo edhe për faktin se ka qenë pjesë e Chelseat.

Hazard është i bindur se nëse do të transferohet në Madrid, atëherë do të marrë më shumë vëmendje dhe për herë të parë do të ketë mundësi të luftojë edhe për objektiva madhorë personalë, siç është Topi i Artë.

Një tjetër marrëdhënie që do të lehtësonte kushtet e transferimit të belgut te Reali i Madridit, është edhe ajo e huazimit të mesfushorit kroat Mateo Kovaçiç nga skuadra e Lopeteguit, te ajo londineze.

Sarri është mjaft i kënaqur me performancën e kroatit dhe do të kërkojë blerjen përfundimtare në fund të sezonit, ndërsa nga ana tjetër, madrilenët do të pranojnë transferimin vetëm në një marrëveshje që do të çonte belgun te Reali.

Ajo që mediat angleze shikojnë si një arsye tjetër të rëndësishme për për largimin e Hazard, është vlera në treg e sulmuesit belg, që tashmë është 27-vjeç dhe në të ardhmen do të jetë e vështirë që londinezët të pretendojnë shifra të larta për kartonin e tij.

Megjithatë deri në fund të sezonit ka ende shumë kohë për të bërë llogaritë, pasi një triumf i mundshëm i Chelseat në premier dhe Europa League, me shumë gjasa do të ndryshonte mendjen e belgut dhe do ta mbante atë akoma në Londër.

Related posts

PAMJE HORROR/ Përleshje si në filma: Tifozët ne Brazil dalin jashtë kontrollit (VIDEO)

Isa.Autor

GJYQI NË “CAS”/ Partizani tregon procedurën për çështjen “Çinari”: Ja e vërteta

Delo.autor

MERR FUND OPERACIONI “MASKOKE”/ Policia sekuestron 1 ton kanabis, arrestohet ish-sulmuesi spanjoll… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment