Futboll Sport

MENDON LARGIMIN NGA BAVAREZËT/ Britanikët “monitorojnë” situatën për Hummels

Manchester Unitedi po monitoron situatën e Mats Hummels në Bayern Munich, pasi mbrojtësi gjerman është gati të largohet nga Allianz Arena.

Sipas gazetës gjermane Bild, Hummels mund të bëhet një opsion real për Unitedin, pasi e ardhmja e tij te Bayerni thuhet se është në rrezik.

Mbrojtësi gjerman ka qenë më parë një objektiv për Unitedin, por i ka refuzuar ata në vitin 2014.

Unitedi ka nevojë për përforcime në mbrojtje dhe Hummels mund t’i përshtatet faturës në janar për menaxherin Jose Mourinho.

E ardhmja e Hummels në Bayern pasi gjermani ka dyshime që është bërë pjesë e sistemit të rotacionit të klubit nën udhëheqjen e re të trajnerit Niko Kovac.

Një largim nga nga Allianz Arena thuhet të jetë një konsideratë në muajt e ardhshëm.

Unitedi, një nga klubet më të mëdha në botë, është duke kërkuar një qendërmbrojtës të ri  dhe mund të kemi lëvizje në këtë drejtim.

Related posts

CHAMPIONS/ Portieri rus i bën një dhuratë Chelsea-t, pasi u ndihmua nga fati kundër Jorginhos (VIDEO)

Delo.autor

TË PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një asist nga Dembele, Pedri ndëshkon Levante-n (VIDEO)

Delo.autor

PORTIERI SHQIPTAR/ Strakosha qetëson Lazion dhe tregon se kur e… djallosi

Isa.Autor

Leave a Comment