Futboll Shqipëri Sport

Ndarja e çmimeve në Maratonën e Tiranës/ VELIAJ falenderon pjesmarrësit: Në fund do përqafohemi si…

Ka startuar para pak momentesh maratona e Tiranës, e cila tashmë prej tre vitesh ka nisur rrugën e krijimit të një tradite sportive në kryeqytet. Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe Federatës Shqiptare të Atletikës, më shumë se 2500 vrapues, 350 nga të cilët të huaj që vijnë nga 40 shtete të ndryshme, po sfidojnë veten në tre kategori të ndryshme, “Ëe too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”.

Në fjalën e tij përpara nisjes së maratonës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë si dhe ata që e mundësuan atë, theksoi se ajo është një mundësi për të treguar që Tirana është një qytet që do progresin, sportin dhe jetën e shëndetshme. “E di që do të ketë shumë kompetitivitet, kanë ardhur disa sportistë profesionistë. Në fund fare, të gjithë e dimë, shpirti i maratonës, si ai ushtari i mirë i Athinës është të mbërrijë në destinacion dhe të themi që betejën e fituam. Suksese të gjithëve, jemi të gjithë fitimtarë në një qytet ku rrëzohemi dhe ngrihemi bashkë dhe jam i bindur që në fund fare të gjithë do përqafohemi si fitimtarë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se kjo maratonë ka një tjetër të veçantë pasi kurorat për fituesit kanë ardhur nga zona e maratonës në afërsi të Athinës, pikërisht aty ku ka lindur kjo garë. “Kjo është hera e tretë që ne organizojmë Maratonën e Tiranës. Kësaj here fituesit do të kenë dhe kurorat e Ullirit posaçërisht nga Maratona pranë Athinës, origjinale nga i njëjti vend ku nisi maratona dhe ku një luftëtar i Athinës pas betejës me Persinë vajti dhe vrapoi në qytet për 42 kilometra për t’i treguar qytetit që betejën e fituam. Ne sot duam t’i tregojmë qytetit që edhe ne do e fitojmë betejën tonë, për të pasur një qytet progresist, modern dhe dua të falenderoj të gjithë qytetarët që sot në mënyrë shembullore, jo vetëm në itinerarin ku zhvillohet maratona, pro në të gjithë qytetin nuk kanë përdorur makinat, duke e kthyer Tiranën realisht në një qytet pa makina. Faleminderit të gjithëve nga zemra dhe ndoshta herën e parë fillon duke lënë makinën, herën tjetër fillon duke marrë pjesë në Maratonë”, u shpreh Veliaj.

Kryetari i Bashkisë theksoi faktin se maratona e Tiranës është një ngjarje sportive ku garojnë jo vetëm sportistë, por edhe ku promovohen kauza të ndryshme shoqërore, siç është edhe ajo e njerëzve me aftësi ndryshe. “Kemi në fakt jo ndarje sipas kombesh, por kemi edhe ndarje sipas kauzave. Kemi shumë kauza sot. Një nga garat është gara e “We too” për të gjithë personat me aftësi speciale, ju japim një super duartrokitje atyre, kurajë dhe shumë fuqi si një qytet që është i aksesueshëm për të gjithë dhe që i pranon të gjithë. Ndërkohë që kemi disa kauza të tjera që pashë. Pashë që kemi një “Run for refugees”. A mund t’i japim një duartrokitje të gjithë kolegëve të “Run for refugees”? Janë atje mendojnë që hanë bukë veç, por në fakt hanë bukë me ne sepse edhe ne besojmë si ata që duhet të jemi një vend dhe një kontinent që refugjatët i trajton me respekt si një komb që e ka kaluar vetë këtë eksperiencë me emigracionin”, u shpreh kryetari i bashkisë.

Ai ka falënderuar të gjithë vullnetarët, policinë bashkiak dhe atë të shtetit, emergjencat që po kujdesen për mbarëvajtjen e maratonës. “Në fund fare, ka një ushtri me njerëz po aq sa kemi këtu në shesh në fakt të cilët janë stacionuar në të gjithë itinerarin. Ata janë vullentarët tanë, ata janë policët e shtetit, policia bashkiake, policia rrugore, emergjencat, infermierët, të gjithë punëtorët që kanë punuar tek liqeni që për herë të parë është bërë pjesë e këtij itinerari. Ndoshta nuk janë këtu për ta dëgjuar mirënjohjen tonë, por jam i sigurt që mund të ndjekin në televizor, a mund t’i japim një brohoritje të gjithë çunave dhe gocave që kanë punuar? Ne jemi një qytet mirënjohës dhe duke qenë se jemi një qytet mirënjohës dua që secili të ndjehet i falënderuar”, tha Veliaj.

Maratona është e organizuar në disa kategori, duke i dhënë mundësi gjithkujt që të provojë vetveten në një garë rezistence, por pse jo dhe të fitojë.

Në kategorinë “We too”, marrin pjesë njerëzit më aftësi ndryshe. Kjo garë synon që të ndërgjegjësojë qytetarët që jo vetëm të merren me sport por edhe për të përcjellë mesazhin që pavarësisht aftësive gjithkush ka të drejtë të jetojë dhe të jetë pjesë e shoqërisë.

Gara e vërtetë zhvillohet në 2 kategoritë e tjera Half Marathon (21,0975 km) dhe Tirana 10K, ku përveç të apasionuarëve pas vrapimit dhe sportit marrin pjesë edhe atletë profesionistë.

Pavarësisht motit jo të qëndrueshëm, qindra qytetarë kanë dalë përgjatë segmentit ku dhe kalon itinerari i maratonës, jo vetëm për të shuar kureshtjen për të parë një garë të vërtetë sportive, por edhe për të mbështetur pjesëmarrësit në të.

Related posts

Fëmija që askush nuk e donte, tani kushton 100 milionë euro…

Sadik.Autor

Sassuolo befason Napolin/ Politano shënon golin e parë për vëndasit

Sadik.Autor

Reali i Madridit vihet në lëvizje, 100 mln euro për zëvendësuesin e Ronaldos

Isa.Autor

Leave a Comment