Futboll La Liga Sport

NDESHJA E PARE E TRANJERIT TË SAPOEMËRUAR TË REALIT/ Vjen urdhri i parë i Perez për Solari-n

Ndeshja e Kupës së Mbretit kundër Melilla do të jetë mundësia më e mirë për të parë trajnerin e ri të Real Madrid, Santiago Solari, për të aktivizuar ata lojtarë që nuk kanë patur shumë minuta për të luajtur deri më tani në këtë sezon.

Mungesa më e bujshme ka qenë ajo e Vinicus Jr. dhe Florentino Perez e konsideron të detyrueshme praninë e brazilianit në formacionin titullar. Sipas “Don Balon”, ai ia ka bërë të ditur edhe Solari-t. Por trajneri argjentinas nuk ka të njëjtin vizion si ai i presidentit dhe nuk ka hezituar t’ia thotë këtë.

Trajneri argjentinas preferon Lucas Vazquez dhe Asensio si titullarë, edhe pse të dy lojtarët nuk po kalojnë një periudhë të mirë. Solari kërkon që ata të fitojnë besimin e humbur me Lopeteguin dhe e shikon Melilla-n si kundërshtarin e duhur për ta bërë këtë.

Related posts

DHURON SPEKTAKËL/ Momenti kur Mourinho merr në intervistë veten në konferencën për shtyp

F.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri Daja i ka fiksuar titullarët, ja formacioni i mundshëm ndaj Bazelit…

Delo.autor

ZBULON TË ARDHMEN PAS FUTBOLLIT/ Ronaldo tregon planet e pensionimit, shpreh dëshirën të bëhet…

Delo.autor

Leave a Comment