Champions League Futboll Sport

NJË MILANIST I “TËRBUAR”/ Van Bomel sfidon INTERIN: Dua hakmarrje për…

Italinë dhe Milanon i njeh mirë, por edhe “skenën” europiane: për Mark van Bomel, trajnerin e PSV-së, sfida me Interin e programuar për nesër në mbrëmje, nuk do jetë si gjithë të tjerat: për vitet e kaluara me fanellën e Milanit, por në veçanti për zhgënjimin në një finale Champions-i pikërisht kundër zikaltërve, si lojtar i Bajernit të Mynihut:

“Në 2010-ën humbën në etapën e fundit kundër Interit. Tani do e sfidoj me PSV-në: do jetë, për mua, një ‘derbi’ i vogël. Kanë kaluar tetë vite nga ndeshja e Madridit, por ende dhemb. Interi i Murinjos ishte taktikisht perfekt, nuk arritëm ta luftonim. Megjithatë, kur u transferova te Milani në janar 2011 pata një minihakmarrje: fituam derbin e fazës së dytë 3-0 dhe në fund morëm titullin”, kanë qenë fjalët e holandezit në intervistën për “Gazzetta dello Sport”.

Related posts

Borsa me ujë të nxehtë dhe xhupa të trashë, City përkëdhel “bebet” megjithëse temperatura është 8 gradë

Q.Autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Rikthim pas 8 vitesh, portieri i Interit transferohet tek skuadra e…

Delo.autor

CHAMPIONS/ E mërkura e gjigantëve, në “Wembley” luhet gjithçka, INTERI do konfirmimin

Isa.Autor

Leave a Comment