Futboll Premier League Sport

NUK E DINIM/ Ish-lojtari i Man United: RONALDO ishte njeri mendjemadh

Cristiano Ronaldo mund të jetë një ndër lojtarët më të mirë në botë tani, por në kohën kur kishte mbërritur në Manchester United ai nuk i kishte bindur bashkëlojtarët e tij në fillim dhe ishte treguar mendjemadh, sipas Kuinton Fortune. Fortune luajti përkrah Ronaldos në “Old Trafford” dhe e pranon se tani ylli i Juventusit nuk i kishte pëlqyer shumë në atë kohë.

“Ai nuk ishte tmerrues nga asnjë kënd kur e pashë për herë të parë. Pastaj, në zhveshtore të gjithë thoshin se ai ishte i mahnitshëm. Kristiano sillej vërdallë duke thënë se ishte më i miri, dhe po, ishte mendjemadh, i tillë ishte Ronaldo”, shtoi ai,

Ai beson se trajneri Sër Aleks Ferguson ishte arsyeja e zhvillimit të Ronaldos.

“Fergusoni ishte arsyeja përse u rrit ai. Sër Aleks e edukoi atë. Ronaldo nuk ka mundur të kishte përkrahje më të mirë. Së bashku, ata kanë mundur ta dominonin botën, ishin kombinim i përkryer”, shtoi ai.

Related posts

MESFUSHORI TURK PROBLEME TË THELLA ME “TOPÇINJTË”/ Arsenal rihap bisedimet me Ozil, turku është i prerë

Delo.autor

REAL MADRID PËRGATITET PËR NDRYSHIME/ Dy lojtarë largohen në verë

F.autor

Gjest i turpshëm! Tifozët e PSG-së qëllojnë Ronaldon

Q.Autor

Leave a Comment