Champions League Futboll Sport

NUK KA DYSHIME/ “L’Équipe” e zbulon, kjo ndeshje është e TRUKUAR në Champions

Media e njohur franceze “L’Équipe” ka dalë me një lajm që pritet të tronditë futbollin evropian. Sipas së përditshmes së njohur franceze, UEFA ka njoftuar autoritetet franceze për një trukim të mundshëm në takimin midis PSG-së dhe Cërvena Zvezdës, ndeshje kjo e luajtur më datë 3 tetor dhe që përfundoi me rezultatin 6-1.

Sipas asaj që raportojnë në Francë, pak ditë pra zhvillimit të ndeshjes një informator ka lajmëruar UEFA-n se drejtues të lartë të klubit të Cërvena Zvezdës dhe një grup bashkëpunëtorësh, do të vënë bast rreth pesë milionë euro për humbjen e ekipit beogradas me të paktën pesë gola diferencë.

Autoritet franceze kanë nisur hetimet mbi këtë rast, që nëse faktohet do të jetë një njollë e madhe për kompeticionin e Champions League, që prej vitesh UEFA mburrej me “imunitetin” e këtij turneu nga fenomeni i trukimeve.

Related posts

“ÇMENDURI” NË MAROK/ Raja Casablanca shpallet kampion në sekondat e fundit (VIDEO)

Delo.autor

JUVE ARRATISET/ Ancelotti: Dështimi na mëson, ndaj Chievo njëlloj si në Champions

Isa.Autor

SKANDAL PAS SUPERKUPËS/ Sherr masiv mes tifozëve të Cityt dhe “Të Kuqve”, bëhet virale (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment