Futboll La Liga Sport

POGBA TEK BARCELONA/ Përgjigjia e Bartomeut e shton më shumë misterin e transferimit

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nuk e ka përjashtuar mundësinë e ofertës në merkaton e janarit për mesfushorin francez, Paul Pogba. Kampioni i botës në “Rusia 2018” është vendosur mes spekulimesh të forta mediatike, teksa u fol për një kalim të mundshëm të tij në “Camp Nou” gjatë verës.

Asnjë lëvizje nuk u bë atëherë, me Jose Mourinhon e përgatitur për ta mirëpritur një fitues të Kupës së Botës përsëri në radhët e tij. Marrëdhënia mes trajnerit portugez dhe mesfushorit të shkëlqyer, megjithatë, u keqësua në “Old Trafford”, duke rikthyer zërat për largimin e Pogba nga “Djajtë e Kuq”.

Gjigantët e La Liga-s (Barcelona) janë një nga skuadrat e pakta në futbollin botëror, që mund ta përballojnë transferimin e Pogba, që mund të paguajë shumën e majme të kërkuar nga klubi i “Old Trafford”. Bartomeu nuk duket fort në rregull në këtë fazë, duke i thënë “The Times”:

“I kam lexuar këto thashetheme, jo vetëm për Pogba, por për shumë lojtarë. Të mos harrojmë se shumica e skuadrave nuk duan t’i shesin lojtarët kryesorë të tyre, por duan të rriten. Kur dëgjoj nga agjentët se një lojtar i caktuar është në merkato, dhe unë nuk po them për këtë lojtar, në përgjithësi telefonoj drejtorin e klubit përkatës dhe e pyes: a është e vërtetë që doni ta shisni këtë lojtar? Ai më thotë: Në asnjë mënyrë, nuk është në shitje. Dhe ky është fundi i të tilla historive”.

Kjo është hera e dytë në hapësirën prej dy muajsh, që Bartomeu ka dhënë një përgjigje jo të drejpërdrejtë mbi interesin e raportuar për Paul Pogba. Gerard Pique, i cili ishte dikur pjesë e Manchester United, u tha gazetarëve në mes të spekulimeve të verës: “Unë di shumë pak për atë që po ndodh në Manchester, mbi marrëdhëniet që ekzistojnë mes Pogba dhe Mourinho. Pogba është një lojtar shumë i mirë, por një lojtar i Manchester United. Do të shohim në të ardhmen nëse ndodh ndonjë gjë. Ne do të ishim të lumtur që ta kishim këtu, por Manchester United është klubi i tij dhe, nëse dikush duhet të thotë diçka, duhet të jetë vetë ai”.

Related posts

Sot, luhet java e 22-të në Superligë. Vëmendja tek Kukësi-Skënderbeu (FOTO)

Q.Autor

“9 HERË KAMPION, 7 KUPA TË SHQIPËRISË”/ Boshnjakët ”i tremben” Vllaznisë. Ja çfarë shkruajnë për shkodranët…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ANGLIA/ Klubi i Premier League arrin akordin me Inter-in për “Demin” Lautaro

Delo.autor

Leave a Comment