Futboll Shqipëri Sport

PRANË LARGIMIT/ Ze Maria mbetet në krye të Tiranës: 5 mijë euro s`më ndryshojnë jetën

Ze Maria është konfirmuar në krye të stolit të Tiranës. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë trajneri brazilian, ku pas seancës stërvitore të pasdites, ka folur për “Top Channel”. Ze Maria është shprehur se është sqaruar paraditen e kësaj të hëne me presidentin Refik Halili, ndërsa para seancës stërvitore të pasdites, trajneri ka biseduar dhe me të gjithë lojtarët, që sipas tij tani e tutje do të impenjohen më shumë për skuadrën.

“Kishte shumë njerëz që donin që unë të largohesha, por kam biseduar me presidentin. U sqaruam për shumë gjëra gjatë paradites dhe më pas në mesditë jemi sqaruar me lojtarët dhe stafin teknik. Kemi diskutuar për problemet tona si staf, por edhe të lojtarëve, duke premtuar ndryshim nga sot e tutje. Kam kërkuar që të dëgjoj nga të gjithë, edhe nga kapiteni, çfarë kishin për të thënë, dëshiroja mendimin e tyre. Premtova presidentit impenjim maksimal. Nuk kam ardhur këtu për t’iu humbur kohë njerëzve. Nuk jemi as për të fyer njeri, por as të na fyejnë. Folëm me presidentin për këto gjëra, dhe më do të vazhdojmë. Më pas, të shohim ç’do të ndodhë. Jam shumë i kënaqur që qëndrova, pasi asnjëherë nuk e kam fshehur faktin që ndihem shumë mirë këtu në Tiranë”-ka thënë Ze Maria.

Ai është shprehur se te Tirana nuk qëndron për para, pasi sipas tij 5 mijë euro nuk i ndryshojnë jetën.

“Dua të përsëris se më vjen shumë keq se këtu qëndrova vetëm për paratë. Këtë vit qëndrova një ofertë shumë të majme dhe klubi e di. Ato 5 mijë euro që marrë këtu nuk më ndryshojnë jetën. Unë jam një njeri që dua të përfundoj një projekt që kam nisur”-është shprehur Ze Maria.

Related posts

MotoGP/ E çuditshme, por Rossi kërkon të kthehet pas në kohë

Sadik.Autor

MILANI NUK FSHIHET/ Jemi në pritje të vendimit të Ibrahimovicit

Delo.autor

ZYRTARE/ Kesika Honda transferohet te ish-skuadra e Besart Berishës

Isa.Autor

Leave a Comment