Futboll La Liga Sport

REZULTATET KATASTROFALE/ Drejtuesit e REALIT projektojnë pasuesin e Lopeteguit

Reali i Madridit nuk po kalon një moment pozitiv, me kampionët në fuqi të Evropës që kanë regjistruar një barazim dhe tre humbje në katër takimet e fundit, duke vendosur në diskutim të ardhmen e teknikut Julen Lopetegui.

Dhe për këtë “Dario AS” ka nisur hulumtimet për zëvendësuesin e spanjollit. Sipas burimeve të saj, emrat më të lakuar janë Antonio Conte dhe Santiago Solari. Italiani shikohet si zgjidhja ideale, pavarësisht kontratës që e lidh me Chelsea.

Sa i përket Solarit, ai momentalish drejton Realin B, ku zëvendësoi Zinedine Zidane në vitin 2016 dhe do të ishte një zgjedhje e përkohshme për klubin mbretëror.

Sipas mediave spanjolle, presidenti Florentino Perez i ka vendosur kushte Lopetegui për t’i kthyer ata te rezultatet pozitive deri në fundin e muajit tetor, pasi në të kundër do të shkarkohej.

Related posts

“DASHURIA GJITHMONË FITON”/ Saka thyen heshtjen: Nuk ka vend për racizëm ose urrejtje në futboll dhe…

Delo.autor

Superliga/ Vllaznia mposht Besën

Q.Autor

DUAN BOTËRORIN/ Maradona: Do doja të isha mes kandidatëve për stolin e ARGJENTINËS

Isa.Autor

Leave a Comment