Futboll Seria A Sport

“Ringjallja” e Italisë vjen vetëm me fitore, axurrët të marrin “hakun” e Shqipërisë

Perveçse miqësores së Kombëtares shqiptare sot luhet dhe miqësorja mes Italisë dhe Ukrainës në orën 20:45. Pas dy rezultateve zhgënjyese në Nations League, barazimi 1-1 me Poloninë dhe humbja 1-0 me Portugalinë, Italisë i vjen një mundësi e mirë për t’u ringjallur, pikërisht në miqësoren përballë Ukrainës, që drejtohet nga Andriy Shevchenko. Ndeshja do të zhvillohet në “Luigi Ferrari” të Genoa-s, ku axurrët do të nisin ndeshjen si favorit pasi ndaj Ukrainës tradita është pro tyre. 8 herë është përballur në të kaluarën Italia me Ukrainën dhe në 6 raste kanë fituar të kaltrit, ndërsa 2 takime kanë përfunduar barazim.

Skuadra e Shevchenkos vjen me moralin e ngritur, pasi në tre takimet e fundit ka tre fitore. Një prej sukseseve të fundit e ka shënuar në miqësoren me Shqipërinë, që përfundoi 4-1.
Sa i përket rreshtimit në fushë, Mancini është i orientuar drejt skemës 4-3-3, me Insignen, Chiesan dhe Bernardescin në vijën e parë. Pritet të debutojë me fanellën e kaltër Barella, ndërsa në portë do të jetë titullar Donnarumma.

Related posts

PLAS SKANDALI I TRUKIMEVE/ SERBËT fiksuan rezultatin në CHAMPIONS të takimit…

Isa.Autor

SFIDA NDAJ BYLIS/ Flet trajneri Daja: Filozofia e klubit është që përveç performancës së mirë, duhet të…

Delo.autor

MBYLL MERKATON E JANARIT/ Juventus, betejë totale për 10 e së ardhmes

Delo.autor

Leave a Comment