Futboll Seria A Sport

RRËFEHET ICARDI: INTERI më ka NDRYSHUAR JETËN, por BARCELONA është më e…

Kapiteni Mauro Icardi thotë se ndihet i lumtur për Interin, ndërsa e konsideron si një klub që e lejon të rritet si person dhe lojtar. Sulmuesi argjentinas ka qëndruar besnik ndaj Interit që prej ardhjes nga Sampdoria pesë vjet më parë dhe Icardi përsëriti se stadiumi është magjik. “San Siro në një fjalë… spektakolare”, tha ai për Inter TV.

“Më pëlqen kur tifozët këndojnë Amala Pazza Inter. Të gjithë fëmijët e mi e këndojnë atë dhe e kanë në iPod, plus Francesca dhe Isabella e kanë mësuar përmes telefonit. Duke luajtur ka gjithmonë emocione të bukur dhe madje edhe më shumë me të gjithë tifozët tanë. Interi më ka dhënë kaq shumë, më kanë lejuar të rritem si një person dhe lojtar. Kam ardhur kur isha 20 vjeç dhe vetëm mund ta falënderoj Milanon dhe Interin për jetën që kam”, vazhdoi argjentinasi.

Megjithatë, kapiteni i zikaltërve rrëfeu se Milano nuk ishte qyteti i tij i preferuar për një arsye të veçantë. “Është Barcelona, nëse Milani do të kishte detin po… kjo është ajo që mungon,” pranoi ai, që më pas u ndal te qytetet që dëshiron të vizitoj: “Tokio është shumë i bukur, Yuto Nagatomo më ka folur shumë për këtë qytet”.

Related posts

KONFIRMOHET NGA AGJENTI I DE LIGT/ Arrihet akordi mes talentit dhe Juventus, ja rroga e “çmendur”

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Bylisi i Dovedan mposht Apoloninë në derbi

Delo.autor

PRAGSFIDA ME SKOCINË/ Kapiteni rrezikon stolin, PANUCCI provon formacionin me 3 mbrojtës

Isa.Autor

Leave a Comment