Futboll Seria A Sport

Rrëfimi 360 gradë i HYSAJT: Rivaliteti me RONALDON, Ancelotti dhe… Malcuit

Nuk ka dhuruar shumë me Shqipërinë, madje mund të thuash se Elseid Hysaj është kthyer në antipatik për tifozët shqiptarë. Mundësitë i ka, luan me një ekip të madh dhe të gjithë presin më shumë prej tij. Shkodrani është rikthyer tek ekipi italian, aty ku mund të humbasë dhe vendin e titullarit, por për radio “Kiss-Kiss Napoli” ka folur për situatat në kampin napolitan.

“Trajneri dhe stafi teknik dinë si të na rikuperojnë në kohë pas ndeshjeve me kombëtaret. Mendoj se të gjithë do të jemi të gatshëm për të shtunën. Të fituarit e ndeshjeve na bën ne të ndihemi më mirë, më te relaksuar dhe kjo ndihmon dhe qytetin”.

Vëmendjen e tij e ka marrë dhe takimi i radhës kundër Udinese. “Pak acaruese, pasi si vitet e kaluara, ata vijnë nga 3 humbje dhe janë më të përqëndruar, por do të gjejnë një Napoli po aq të përqëndruar dhe gati”.

Juventusi ka bërë mjaft mirë në Seria A, pasi ka fituar të gjitha ndeshjet. Mbrojtësi mendon se kampionati nuk është mbyllur ende. “Nuk mund të quhet i mbyllyr, nëse ju e mbyllni kaq shpejt, është e kotë të luajmë. Ka ende dhe shumë emocione për të përjetuar”.

Ndryshe nga kampionati, në Champions League, italianët po kryesojnë grupin C me kundërshtarë si Liverpool dhe PSG. “Jemi mirë moralisht. Ne mund të luajmë kundër çdo skuadre. Nëse fituam me Liverpool-in ne mund ta bëjmë dhe me PSG-në. Duhet thjesht të mendojmë se si t’i bëjmë gjërat”.

“Ronaldo? Ai nuk shënuar kundër meje, por ka dhënë asist. Jam i lumtur për skuadrën që nuk ka shënuar”.

Jashtë vëmendjes së Hysajt nuk ka mbetur as ekipi i PSG-së. “Nuk duhet të mendojmë shumë për sulmin e tyre, ata duhet të shqetësohen për Napolin dhe për faktin se Liverpool nuk arriti të na shënojë gol. Ne kemi një skuadër të mirë, si ata”.

Një nga shokët më të mirë të shqiptarit te skuadra e Napolit është Lorenzo Insigne. “Ai është një djal i mirë. Gjithmonë ka qenë i rëndësishëm për Napoli-n, ka teknikë dhe intuitë. Ancelotti bëri mirë që e avancoi më tepër për të shpërthyer më shumë”.

Hysaj tregon dhe punën me Ancelotti-n dhe mënyrën se si e administron skuadrën. “Trajneri ka fituar gjithmonë, shpresojmë të vazhdojë kështu. I jep mundësinë të gjithëve dhe vazhdon të fitojë. Lojtari duhet të japë më shumë në situata të tilla. Një apo dy ndeshje nuk mund të ndryshojnë mentalitetin e një lojtari. Nëse nuk luan duhet të japësh më shumë në stërvitje”. 24-vjeçari foli dhe në lidhje me faktin se po luan si i majtë. “Gjithmonë është e bukur të provosh diçka të re në jetë. Zgjohem në mëngjes dhe them ‘duhet të bëj këtë’, sepse dua të përmirësohem. Duhet të shtysh përpara dhe të adoptohesh me gjithçka në jetë”.

Elsi rrëfen me emocione dhe punën me Ancelotti-n. “Super. E kam parë gjithmonë nga televizori duke stërvitur futbollistë të mëdhenj. Ai është një person i mirë, para se të jetë një trajner i mirë. Ai di si të qeshë dhe bën shaka. Ai hyri shpejt në zemrën tonë dhe mentalitetin e qytetit. Shpresojmë të vazhdojmë kështu”.

I shumëkritikuar për fazën sulmuese, shkodrani e pranon se duhet ta përmirësojë. “Duhet të përmirësoj fazën sulmuese. Duhet të punoj pak më shumë, por gjithçka do kohë. Jam duke u stërvitur dhe po përmirësohem”.

Malcuit është rivali që po i hap shumë punë Hysajt te Napoli, por fraza e zëvendëskapitenit të Shqipërisë është klishe: “Më pëlqen. Një djalë i mirë dhe rivaliteti është në të mirë të punës”.

Golin e parë në Seria A nuk e ka shënuar akoma, por kur ta bëjë dedikimi është i prenotuar. “Jam duke e provuar. Shpresoj të vijë shpejt. Dedikimi? Do të jetë për djalin tim, sepse nuk shënoj shpesh”.

Në fund, një koment për jetën e tij. “Kam ardhur nga hiçi, babi im kishte një kompani. Sakrificat sollën rezultate të rëndësishme. Kam luajtur në Champions dhe në kombëtare, për mua është nder të rris emrin tim”.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Ish-“legjenda” e Arsenal është favorit për stolin e Everton

Sadik.Autor

Dalić e pranon: Kroacia pa këtë lojtar…nuk është më e njëjtë

Isa.Autor

PLAS TEK MAN UNITED/ Mourinho TURPËRON Pogban përpara shokëve: Nuk do të jesh më…

Isa.Autor

Leave a Comment