Futboll Premier League Sport

SALAH: NDJESI E KËNDSHME TË SHËNOSH 50 GOLA/ Luftojmë për të marrë vendin…

Me golin e shënuar ndaj Hadërsfilldit, Muhamed Salah ka shkuar në kuotën e 50 golave në kampionatin anglez, duke treguar kështu një kualitet dhe formë mjaft të mirë. Ai ka qenë shpesh herë vendimtar me golat e tij dhe në një prononcim pas ndeshjes, është shprehur se më e rëndësishme është fitorja sesa golat e tij.

Sakaq, Salah pranon se të shënosh 50 gola, të jep një ndjesi të këndshme por Liverpuli duhet të luftojë për të marrë vendin që i takon.

“Ishte një ndeshje e vështirë, por në fund morëm tri pikët, gjëja më e rëndësishme. E dinim vështirësinë dhe numri i 50 golave në Premier Ligë është një ndjenjë e mirë, por gjëja më e rëndësishme është të ndihmohet ekipi të marrë rezultate dhe tani jemi në rrugën e duhur.

Skuadra është e rëndësishme dhe për aq kohë sa i ndihmoj të marrin rezultatin, nuk jam i shqetësuar. Kemi pasur katër ose pesë lojtarë në ekip për herë të parë, por jemi të gjithë në të njëjtin nivel, kështu që duhet të luftojmë për të marrë vendin që na takon”, u shpreh Salah.

Related posts

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkëndija rikthehet te fitorja në kampionat. Renova ngec, por ruan kreun

Delo.autor

Karius shpërthen në lot, i kërkon falje tifozëve pas ndeshjes

Sadik.Autor

DËSHTON TENTATIVA E KEJN PËR TU LARGUAR/ Sulmuesi “ul kokën” dhe rikthehet në stërvitje

Delo.autor

Leave a Comment