Futboll Sport

SHKËLQEN SËRISH/ Talenti i kombëtares i jep golin e fitores ekipit të tij

Dy gola me ekipin Shpresa të Shqipërisë në ndeshjen e fundit ndaj Estonisë, e bën Taulant Seferin personazhin e javës. Në fakt e meriton, pasi futbollisti i kombëtares U-21, është një nga lojtarët më premtues të Shqipërisë. Dygolëshi ndaj Estonisë, duket se i ka sjellë fat futbollistit edhe me klubin e tij në Zvicër. Kështu këtë mbrëmje Seferi ka gjetur rrjetën në minutën e 34` në përballjen e Winterthur kundër Vaduz.

Mesfushori i krahut të majtë, i kombëtares Shpresa, shënoi golin e dytë për skuadrën e tij, në takimin që deri në atë moment ishte duke u fituar me rezultatin 1-0 nga Winterthur. Ndërkohë Vaduz ngushtoi shifrat në pjesën e dytë me anë të Tadiç. Futbollisti i kuqezinjve të vegjël luajti për 65` minuta në fushën e lojës, duke i dhënë një gol me vlerën e tre pikëve Winterthurit.

E veçanta e ndeshjes së sotme për Taulant Seferin nuk ishte vetëm goli. Mesfushori që luan në krahun e mjatë, u aktivizua këtë mbrëmje në qendër të sulmit me skuadrën e Winterthur. Me golin e shënuar, Seferi, la të kuptohet se për të nuk është aspak problem nëse luan në mesfushë, krahë apo qendër të sulmit. Ai shënon kudo dhe ndaj çdo kundërshtari, duke u shndërruar në bomber.

Me këtë fitore skuadra e Taulant Seferit mban vendin e parë në Challange League (liga e dytë e futbollit në Zvicër), duke u bërë kështu pretendente kryesore për t`u ngjitur në elitën e futbollit helvet. Me golin e realizuar sonte në mrëmbje, Taulant Seferi, shkon në kuotën e katër realizimeve me Winterthur, duke mbajtur për momentin vendin e katër si golashënues në kampionat.

Futbollisti shqiptar nga maqedonia me realizimin e sotëm i dërgon një sinjal edhe trajnerit të ekipit kombëtar A, Christian Panucci. Efikasiteti i tij para portës e bën atë një kandidat pretendent për t`u grumbulluar në nëntor me përfaqësuesen kuqezi, për ndeshjen kundër Izraelit në Ligën e Kombeve, dhe Uellsit në sfidën miqësore.

Related posts

FINLANDË-FRANCË/ Deschamps i beson treshes së sulmit Griezmann-Diaby-Mbappe (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ Neymar goditet me shishe nga tifozët e Marseille

Isa.Autor

NDESHJA NDAJ LIVERPOOL/ Trajneri Tuchel nuk e tregon pozicionin ku do të luajë Neymar

Isa.Autor

Leave a Comment