Futboll La Liga Sport

SKANDALOZE/ I ngacmoi bashkëshorten, futbollisti i njohur përfundon në SPITAL me PISTOLETË

Arda Turan është në qendër të vëmendjes së mediave, duke “pushtuar” faqet e gazetave turke. Ish-mesfushori i Barcelonës kishte qenë në një club nate dhe më pas është bërë pjesë e një sherri. Ai ka ngacmuar bashkëshorten e këngëtarit të njohur turk, Berkay.

Ky i fundit ka kërkuar një sqarim nga Turan, por ish-lojtari katalanas e ka goditur menjëherë me grusht. Berkay u transportua në spital për shkak të hemoragjisë në hundë.

Por, mësohet se situata ka agravuar më tej. Arda Turan ka shkuar me armë në spitalin ku ndodhej këngëtari. Ai ka deklaruar se nuk e dinte që ajo ishte bashkëshortja e Berkay dhe për të gjithë atë që kishte ndodhur, donte të vriste këngëtarin.

Gjithçka është mbyllur paq dhe tashmë mesfushori i Basaksehir duhet të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të.

Related posts

(FOTO) Formacioni i javës së 26-të në Premier League, dominon Arsenali

Q.Autor

KTHEHET VËMENDJA NË “SAN SIRO”/ Pato është i gatshëm për një kthim tek Milan, mirëpo…

Isa.Autor

U TRANSFERUA ME BUJË VERË/ Ish-sulmuesi i bluve: Dinamo gaboi me mua, ata donin…

Delo.autor

Leave a Comment