Futboll Seria A Sport

U TRANSFERUA ME BUJË VERË/ Ish-sulmuesi i bluve: Dinamo gaboi me mua, ata donin…

Mes lojtarëve që u larguan nga Dinamo gjatë merkatos dimërore ishte edhe sulmuesi Mario Gjata. Futbollisti fierak vuajti një dëmtim që pa nisur mirë aventurën blu dhe pasi u kthye dhe luajti në disa ndeshje si zëvendësues, u dëmtua sërish. Gjata nuke ka pritur aspak mirë largimin, duke gjykuar se mund të jepte diçka për këtë skuadër. Për “Panorama Sport” ai shprehet:

“Më vjen keq që u largova në këtë mënyrë te Dinamo, sepse gjatë kohës që isha aty nukarrita as deri në 70% të formës sime për shkak të dëmtimit. Dua të falënderoj së pari presidentin Bardhi, i cili m’u gjend në një moment të vështirë, më mori të dëmtuar. U tregua shumë pozitiv.

Po ashtu, edhe shokët e skuadrës më pritën mirë. Dua të falënderoj në veçanti kapitenin Ibraimi, që më ndihmoi shumë. Një nga arsyet që doja të vazhdoja te Dinamo ishte edhe ai, sepse besoj se do të më ndihmonte shumë të rritesha në lojën time.

Por te Dinamo deshën sulmues me eksperiencë, nuk u mjaftonte eksperienca ime. Jam i bindur se shumë shpejt do ta kuptojnë se kanë gabuar me mua”.

E ARDHMJA – Pas largimit nga Dinamo, Gjata nuk ka vendosur ende se ku do të luajë në vazhdim. Më parë emri i tij u përmend te Partizani, por nuk u arrit marrëveshja mes klubeve.

“Nuk e di ende se ku do të luaj, të shohim”, ka përfunduar sulmuesi fierak për gazetën.

Related posts

FEDERIM NË SEKONDAT E FUNDIT/ Kukësi transferon mbrojtësin nga kampionati zviceran

Delo.autor

SALAH HERO ME TRIPLETË/ Ndeshje e çmendur në “Anfield”, Kampionët e Anglisë mposhtin Leeds

Delo.autor

PAS 6 MINUTASH LOJË/ Stadiumi pushtohet nga tymi, shkak … zjarret në Amazonë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment