Futboll Seria A Sport

STADIUMI PLOT PËR INTERIN NDESHJEN E RADHËS/ Ndeshje speciale dhe për “Inter Club Albania”

Po rritet gjithmonë e më tepër entuziazmi i tifozëve zikaltër, pas 6 fitoreve radhazi në kampionat nga skuadra e trajnerit Spaleti. Ndeshja e radhës do të jetë speciale për grupimet “Inter Club” nga më shumë se 20 vende të botës, që do të jenë në stadium ndaj Xhenoas ditën e shtunë.

Në stadium pritet të jenë më shumë se 65 mijë tifozë, të cilët do të ngjyrosin “San Siro” dhe do të mbështesin Interin për të kaluar një tjetër pengesë. Entuziazmi është rritur pas fitores me Lacion dhe ndalesës së Napolit ndaj Romës, rezultate që kanë rritur ambiciet për vendin e dytë.

Por ndeshja me Xhenoan do të jetë e veçantë edhe për interistët e Shqipërisë, sepse grupimet “Inter Club” nga më shumë se 20 vende do të jenë në shkallët e stadiumit dhe të gjithë bashkë do të jenë rreth 20 mijë vetë. Përveç përfaqësuesve të “Inter Club Albania”, do të ketë interistë edhe nga Kina, sigurisht, USA, Panamaja, Arabia Saudite dhe Maroku. Më shumë se 100 autobusë është parashikuar të mbërrijnë në Milano nga qytetet e tjera të Italisë dhe Europa.

Grupimet “Inter Club” në vende të ndryshme të botës kanë të regjistruar aktualisht më shumë se 120 mijë tifozë të zikaltër. Klubi ka kërkuar që të gjithë të jenë të pajisur me shaje, fanella dhe flamuj zikaltër për të zbukuruar “San Siron”.

Related posts

TORINO-INTER/ Kundërsulm i përsosur, Lukaku “hipotekon” fitoren (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Ja si rreshtohen yjet e Realit dhe Sitit në “Bernabeu”! Sarri rikuperon Pjaniç

F.autor

DËMTIM HORROR PËR MBROJTËSIN E KOMBËTARES/ Elseid Hysaj lë fushën e lojës me barelë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment