Futboll Seria A Sport

STUDIMI I MOSHËS/ Ja cilat janë skuadrat më të REJA dhe më të VJETRA në Europë

Fiorentina e Stefano Pioli po fluturon në kampionat. 13 pikë në renditje dhe vendi i tretë në klasifikim. Një tjetër rezultat entuziazmues del nga studimi i “CIES”, në lidhje me moshën mesatare të ekipeve në Europë.

Ndër pesë kampionatet kryesore, Fiorentina është ekipi më i ri, me një mesatare moshe 23.79 vjeç. Të gjesh suksesin me një ekip me të rinjsh premtues është “receta” perfekte e Pioli, që po entuziazmon Firencen.

Pas Fiorentina, janë gjermanët e Mainz (23.93 vjeç, mesatarja e moshës), aktualisht në vendin e nëntë të Bundesliga. Në shkallën më të ulët të podiumit është Nimes (24.20 vjeç), por ata luftojnë për mbijetesë në Ligue 1.

Fiorentina është ekipi më i ri në moshë në pesë kampionatet kryesore, ndërsa ekipi më i ri në absolut është Nordsjaelland, teksa danezët e kanë mesataren e moshës 21.36 vjeç.

Ndërkohë, në Serie A janë edhe tre ekipet me mesataren e moshës më të lartë nga ato të pesë kampioneve kryesore Chievo (29.53 vjeç), (29.46 vjeç) dhe Juventus (29.26 vjeç).

Ndërkohë ekipi më i vjetër në të gjithë Europën në absolut është Apollon Limassol (30.93 vjeç).

Related posts

ANALIZA/ Jose Mourinho? Jo faleminderit!

Delo.autor

PAS PËRFUNDIMIT TË FAZËS PËRGATITORE/ Bruno Telushi: Shpresoj që lojtarët që kanë ardhur të…

Delo.autor

I BEFASON TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Presidenti “tradhton” Messi-n: Nuk është më më i miri në botë

Delo.autor

Leave a Comment