Futboll Sport

TËRBOHET FURY: Maskotën nuk e GODAS me GRUSHT, i gjuaj me shkelm te KO*QET (VIDEO)

Tyson Fury ka thumbuar rivalin e tij të 1 dhjetorit, Deontay Wilder, duke thënë se ai maskotat nuk i godet me grusht, siç bëri boksieri amerikan, por i gjuan me shkelm te ko***. Kjo deklaratë është dhënë nga boksieri britanik gjatë një interviste televizive, ku një maskotë e veshur si ari i ka ardhur fshehurazi nga pas në momentin që ai po fliste para gazetarit. Fury fillimisht u tremb dhe më pas qeshi, duke i gjuajtur me shkelm maskotës.

“Kujtova se erdhi ndonjë qen i tërbuar dhe u tremba. Kush e di se si do të ketë dalë fytyra ime”, u shpreh duke qeshur Fury, që nuk e priste këtë shaka gjatë kohës që po fliste me gazetarin. Intervista është bërë në kampin ku boksieri britanik po përgatitet për duelin 1 dhjetorit, ku në “Staples Center” të Los Anxhelosit do të përballet me Wilder.

Kjo ndërhyrje e maskotës ishte planifikuar që më parë nga gazetari i BT Sport, situatë që krijoi mjaft të qeshura. “Ti je i çmendur. Do ta shoh më pas reagimin tim në kamera”, shprehet Fury duke qeshur. Boksieri britanik, 27 fitore e asnjë humbje në karrierën e tij, duket në humor të mirë në prag të kësaj sfide me Wilder, ku synon titullin kampion bote të peshës së rëndë në kategorinë WBC.

Related posts

SKANDALI I TRUKIMEVE NË SPANJË/ U luajtën goditjet nga këndi te ndeshja që i dha titullin Realit

Delo.autor

DEL E VËRTETA/ MOU zbulon komplotin dhe përgjegjësin e problemeve tek Man United

Isa.Autor

FOTO/ Del në shitje fanella e Arsenalit me emrin e Aubameyangut

Q.Autor

Leave a Comment