Futboll Premier League Sport

THELLOHET KRIZA TEK MAN UNITED/ Pogba: Më kanë ndaluar që të flas, pasi e dinë që…

Paul Pogba është vendosur në qendër të vëmendjes së mediave dhe kësaj here jo për shkak të marrëdhënies aspak të mirë me trajnerin Jose Mourinho, por për deklaratën e tij. Në përfundim të ndeshjes me Valencian, e cila u mbyll në barazim pa gola, 25-vjeçari ka deklaruar se e ka të ndaluar që të flasë përpara gazetarëve.

“Më kanë thënë se nuk më lejohet të flas”, tha Pogba.

Siç shkruan, Goal.com, një vendim i tillë është marrë nga drejtuesit e klubit për të shmangur debatet në dhomat e zhveshjeve, nisur edhe nga raporti “në krizë” që është mes tij dhe trajnerit.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që francezit i është ndaluar të flasë për mediat. Ai e kishte lënë të nënkuptuar se nuk mund të fliste hapur për atë që mendonte që në fillim të sezonit, i cili kur u pyet nga gazetarët nëse dëshira e tij ishte të largohej nga Manchester United, iu përgjigj: Nuk mund ta them mendimin tim, sepse përndryshe do të gjobitem.

Megjithatë, Paul Pogba e vërtetoi se di si të tërheqë vëmendjen dhe të shndërrohet në lajm, edhe kur ia ndalojnë të flasë.

Related posts

MERR NJË GODITJE “ZONJA E VJETËR”/ Qendërmbrojtësi i Juventusit mungon 2 muaj…

Isa.Autor

Kovacic bën humor: Liverpool nuk ka shanse për titull, për faj të një lojtari

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Ramos “ndez” finalen me deklaratat e bëra për Salah

Sadik.Autor

Leave a Comment