Futboll Shqipëri Sport

THEU RREGULLAT E KLUBIT/ “I penduari” Trashi, paqe me trajnerin Skënder Gega (VIDEO)

Lorenc Trashi është i pezulluar tek Partizani, dhe do të jetë një mungesë e sigurt për Skënder Gegën në takimin e sotëm ndaj Skënderbeut. Por, tek “demat” drejtuesit ia kanë bërë të qartë të gjithëve, disiplina është mbi të gjitha, dhe asnjë ndeshje e veçantë, nuk është më e rëndësishme se i gjithë Partizani.

Ditën e sotme, pak momente para fillimit të takimit, ai ishte në fushën e “Selman Stërmasit”, bashkë me shokët e skuadrës, por jo me tutat e lojës, për tu bërë gati ta nisë si titullar, por i veshur normalisht, thjesht për të mbështetur shokët e ekipit.

trashi fili

Siç raportojnë gazetarët e Supersport nga fusha e blerë, Trashi ishte i qetë dhe i çliruar, por hezitoi të fliste, dhe për këtë gjë duhej marrë leje te drejtuesit, pasi sot ai ishte pranë Partizanit vetëm për t’i dhënë zemër shokëve të skuadrës.

Me siguri, tashmë kjo situatë mund të quhet e mbyllur, me gramshiotin që e ka kuptuar gabimin pas ndeshjes me Luftëtarin, por masa e klubit do të shkojë deri në fund, duke e lënë të pezulluar, edhe për një takim mjaft të rëndësishëm si ky me korçarët.

Ndërkohë, teksa skuadra e Partizanit ishte në nxehje, Trashi ishte i ulur në stolin e Partizanit, së bashku me trajnerin Skënder Gega, dhe të dy u panë duke bashkë biseduar, ndoshta duke hedhur pas krahëve këtë javë plot problematika, dhe duke nisur një tjetër pa telashe.

Related posts

Barcelona në kërkim të një mbrojtësi, gati oferta për yllin e Chelseas

Q.Autor

FLICK SHKRUAN HISTORINË/ Tekniku i Bayernit godet në shenjë pas triumfit në Kupën e Gjermanisë

Delo.autor

Liverpool mbyllë dilemën e kualifikimit, shënon përsëri (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment