Futboll Shqipëri Sport

Trajneri i KAMZËS nuk dorëzohet: Edhe Luftëtari shkoi në Europë, ju tregoj problemet e Plakut

Klodian Duro ka folur pas humbjes 2-0 në Korçë kundër Skënderbeut. Trajneri i Kamzës deklaroi për mikrofonin e Supersport:

“Pikët realisht me këtë lojë që zhvilluam dhe sot duhet t’i kishim marrë. Por, futbolli i tillë është. Duhet ta pranojmë. Realisht më vjen keq për klubin, për futbollistët sepse shpenzojmë gjithçka dhe japim gjithçka në fushën e lojës, por nuk gjejmë golin. Pësojmë një gol shumë lehtë në fillimin e lojës. Arrijmë të rikthehemi, fitojmë një 11-metërsh dhe duhet të kishim baraspeshë. Në pjesën e dytë kemi dhënë gjithçka nga vetja për aq sa punojmë në fushën e lojës. Ishte rezultat i pamerituar.

Europa? Unë gjithmonë që të qëndroj me këmbë në tokë. Kështu kam qëndruar si futbollist, kështu do qëndroj edhe si trajner. Kemi edhe tre faza të tjera për të luajtur. Unë jam shumë besimplotë që tre fazat e tjera do të jemi më të përqëndruar për të marrë rezultatet. Ndihem keq nga kjo situatë dhe nuk dorëzohem për këtë situatë. Besoj se do ta qëndrojmë Superligën shumë shpejt, por në një kampionat me 4 faza dhe 10 skuadra gjithçka mund të ndodhë. Ju kujtoj Luftëtarin që shkoi në Kupat e Europës. Duhet të jemi më konkret para portës, sepse goli të jep 3 pikët.

Dua të komplimentoj edhe Skënderbeun për fitoren e sotme. Kishin një ekip të fortë përballë, pavarësisht ndryshimeve të shumta.

Sebino ka pasur disa probleme të vogla fizike në kaviljen e tij. U mundua, u stërvit gjatë gjithë kësaj periudhe dhe u rikthye i plotë me Flamurtarin”, u shpreh ai.

Related posts

Klopp konfirmon largimin e 8 lojtarëve nga Liverpool para fillimit të sezonit

Isa.Autor

Inter: Milan Skriniar nuk është në shitje

Sadik.Autor

Kante apo Willian/ Ja zgjedhja që ka bërë Barcelona për repartin e mesfushës

Isa.Autor

Leave a Comment