Futboll Seria A Sport

U RIKTHYEN TEK FITORJA/ Donnarumma tregon DËSHIRËN e momentit për MILANIN

Porteri i Milan, Gigio Donnarumma, ishte absolutisht mes më të mirëve në fushën e lojës, ku kuqezinjtë fituan 4-1 ndaj Sassuolo. Ai bëri një pritje shpëtimtare, duke i mohuar golin Di Francesco, në minutën 31-të, një gol të sigurt, kur rezultatin 0-0.

Kjo fitore në Sassuolo ishte një pikë kthese për sezonin e Milan, pas tre barazimesh radhazi.

“Fitorja në Sassuolo shërben shumë për moralin. Ne e interpretuam ndeshjen shumë mirë, edhe pse nuk ishte e lehtë. Sassuolo është një ekip që luan bukur futboll dhe kjo ishte një ndeshje për t’u fituar me çdo kusht, e cila mund të shërbejë si pikë kthese për sezonin tonë. Tani duhet të fitojmë edhe ndaj Chievo dhe më pas vjen pushimi i kombëtareve. Një tjetër fitore do të ishte fantastike për të na dhënë frymëmarrjen që duam. Kjo është dëshira që kemi…” – tha Donnarumma.

Related posts

SKËNDERBEU-VLLAZNIA/ Aksion fantastik, Dilaver kalon në avantazh shkodranët (VIDEO)

Delo.autor

KOMBËTARJA U-21/ Hidhet shorti për eleminatoret e “Euro 2023”, Shqipëria dhe Kosova në një grup me…

Delo.autor

Shkodran Mustafi nuk dënohet pse bëri shqiponjën

Isa.Autor

Leave a Comment