Futboll Seria A Sport

U TREGUAN “HAJDUTA”/ DORA e Handanoviçit dhe pozicioni i ICARDIT, ja çfarë thotë MOVIOLA

Arbitrimi i Milorad Maziçit, arbitrit serb që pati mundësinë të drejtojë finalen e fundit të Champions-it mes Realit të Madridit dhe Liverpulit. Nën akuzë përfundojnë prekja me dorë e portierit Handanoviç, që tërboi të gjithë stadiumin, por edhe starti i aksionit të golit të barazimit të Naingolanit. Ja të gjitha episodet:

* Minuta 18 – Protesta të Interit për një markim të Vierxhever ndaj Ikardit në limitet e zonës së PSV-së. Arbitri dhe anësori nuk shohin asgjë të parregullt dhe lejojnë avantazhin, por ndoshta mund të kishte një faull për zikaltrit nga distanca e 20 metrave.

* Minuta 40 – Handanoviç del në mënyrë të dëshpëruar nga porta, për të ndalur Berguijn në të djathtë të zonës së rreptësisë. Lojtari i PSV-së është i lëshuar në rrjetë, por topi me të cilin driblon sllovenin preket me dorë nga ky i fundit, duke ndërprerë një aksion për gol. Arbitri Maziç, në vend të të kuqit vendos për të verdhin, duke mos e quajtur një rast të pastër për gol, duke qenë që edhe tre mbrojtës zikaltër po hynin në zonën e tyre. Ky vendim tërbon stadiumin dhe trajnerin Mark Van Bomel në pankinë. Vendim shumë i diskutueshëm.

* Minuta 44 – Në golin e barazimit të Naingolan, shumë dyshime mbi pozicionin e nisjes së Ikardit, pas goditjes së Azamoah, që grushtohet nga portieri Zoet. Nga pamjet, argjentinasi duket më i avancuar sesa mbrojtësi i fundit i PSV-së, por duke mos pasur VAR, arbitrat në dyshim e sipër lejuan avantazhin, për festën e Interit. Shumë i diskutueshëm edhe ky vendim.

* Minuta e 60-të – Shumë i rregullt goli i avantazhit të Ikardit, që përmbys rezultatin për Interin në Eindhoven. Kapiteni i italianëve niset në pozicion të rregullt.

Related posts

Humbja me Suedinë “kërcënon” Heung-min Son me 21 muaj ushtri

Sadik.Autor

NDËRHYN PËR TË ARDHMEN E “MBRETIT EGJIPTIAN”/ Eto’o këshillon: Ai duhet të firmosë me klubin…

Delo.autor

De Gea pranë Realit, United gjen zëvendësuesin e tij

Q.Autor

Leave a Comment