Futboll Sport

UEFA PUBLIKON SHIFRAT/ Ja fitimet e majme të Skënderbeut në grupet e Europa League

Nëpërmjet një dokumenti të publikuar nga vetë UEFA, institucioni më i lartë qeverisës i futbollit në Europë ka bërë me dije, të gjitha pagesat që janë shpërndarë për klubet pjesëmarrëse sezonin e kaluar në Europa League.

Mes tyre, ishte edhe Skënderbeu, i cili në grupin B, ka përfituar plot 3.7 mln euro. Kështu, 2.6 mln euro janë fituar automatikisht nga pjesëmarrja në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, për performancën janë fituar 648 mijë euro, teksa shënoi 3 humbje, 2 barazime dhe një fitore, ndërsa 500 mijë euro të tjera erdhën nga e drejta televizive.

Këto të ardhura vijnë vetëm nga faza e grupeve, dhe jo nga turet eliminatore, që kaloi ekipi i Ilir Dajës në atë kohë, të kualifikohej për në grupe.

Por, klubi korçar ka edhe një gjobë të majme për të paguar. Komisioni i Disiplinës në UEFA e ka dënuar me 10 vite për të mos marrë pjesë në kompeticionet europiane, si edhe me 1 mln euro. Nuk dihet nëse UEFA do e mbajë këtë gjobë, nga ky fond./ panorama

Image

Related posts

NEYMAR MË I SHTRENJTË NË HISTORI? Një tjetër legjendë kushton 433 milionë euro

Delo.autor

PARTIZANI-BYLIS/ Pas një asist nga Çinari, Asani ndëshkon “Ballshiotët” (VIDEO)

Delo.autor

Katër gola dhe dy asist/ Sindrit GURI i pandalshëm në Belgjikë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment