Futboll Premier League Sport

XHAKA shënon dhe ndëshkon Arsenalin, Barkley bën të harrohet Hazard te Chelsea

Chelsea nuk e ka ndjerë mungesën e Eden Hazard teksa ka mposhtur Burnley me rezultatin e pastër 4-0 në Turf Mor. Ai që i ka zëvendësuar magjistarin belg ka qenë pikërisht Ross Barkley, i cili me një gol dhe dy asiste ka ndihmuar Blutë drejt fitores së shtatë në Premier League. Tashmë ekipi i Sarri-t ndodhen në vend të dytë të renditjes me vetëm dy pikë më pak se kryesuesit e Liverpool.

Miqtë e gjetën golin e parë në minutën e 22’ falë sulmuesit spanjoll Alvaro Morata. Më në fund ish-lojtari i Real Madrid ka shpërblyer Sarri-n për besimin e treguar. Pas pushimit erdhi dominimi total ndaj një Burnley që nuk tentoi thuajse fare të luftonte për fitoren.

Në minutën e 57’ Barkley shënon një gol që do të konkurrojë me atë të Granit Xhakës për golin e javës. Pesë minuta më pas erdhi goli i nokautit i shënuar nga Willian. Në fund ishte edhe Loftus-Cheek ai shënoi golin e katërt për Chelsea-n. Blutë arritën ta menaxhonin mirë ndeshjen deri në fund duke e mbyllur pa gol të pësuar dhe me tre pikë të tjera në xhep.

Crystal Palace i ka dhënë fund ecurisë me 11 fitore radhazi të Arsenal teksa ka barazuar në fund me ndeshjen që përfundoi 2-2. Ishte një sfidë fantastike e cila i kishte të gjitha dhe padyshim që Xhaka ishte protagonist me golin dhe faullin e shkaktuar në penalltinë e dytë të vendasve. Me këtë barazim Arsenal shkon në vendin e tij të preferuar, të katërtin.

Topçinjtë nuk e nisën mirë ndeshjen dhe ishin vendasit ata që krijuan disa mundësi të mira përpara se të kalonin në avantazh në minutën fundit të pjesës së parë. Pas një faulli të Mustafi-t, arbitri Atkinson akordon një penallti e cila shndërrohet në gol nga Milivojevic, i cili tregoi guxim të madh ta godiste megjithëse e humbi një javë më parë.

Pas pushimit ishte një tjetër Arsenal. Granit Xhaka me një gol të mrekullueshëm ka barazuar rezultatin në minutën e 51’. Ai lëshoi një predhë të vërtetë nga një pozicion i pjerrët duke treguar se është një mjeshtër i goditjeve standarde. Vetëm pesë minuta më pas Aubameyang përmbys rezultatin pas një topi të dukshëm me dorë të Lacazette brenda zonës. Por një tjetër penallti e Milivojevic ka barazuar rezultatin në Selhurst Park.

 

Related posts

WORLD CUP 2022/ Ndahen vazot, ja ku janë vendosur Shqipëria dhe Kosova

Delo.autor

PIKETOJNË PËRFORCIMIN E RADHËS/ Bavarezët gati 100 milionë euro për yllin e Juventusit…

Delo.autor

Abazaj kalon me sukses vizitat mjekësore, nesër në fushë ndaj Kukësit

Sadik.Autor

Leave a Comment