Futboll Seria A Sport

BARDHEZINJTË NXJERRIN “KTHETRAT”/ Juve hedh sytë nga United

Jo vetëm Paul Pogba objektiv i Juventusit.

Në shtëpinë e Manchester United duhet të tremben nga “kthetrat” e bardhezinjve edhe për një tjetër yll.Bëhet fjalë për mesfushorin Juan Mata, me spanjollin që është futur në vitin e fundit të kontratës në “Old Trafford”. Dhe për këtë, Mata është i lirë të flasë me klubet jashtë Premier League pas Vitit të Ri pasi ai hyn në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me “djajtë”.

Një situatë që ka tërhequr drejtuesit e kampionëve në fuqi, Juventusit, që në vitet e fundit e kanë kthyer në një zakon firmën me futbollistët e lirë. Burime në afërsi të Mata këmbëngulin se ai është shumë i ri për të kërkuar lëvizje fitimprurëse në SHBA apo Kinë. Lojtari ka qenë gjithashtu i lidhur me një kthim në Spanjë me ish-klubin Valencia ose Oviedo, por mundësia për të përjetuar një eksperiencë në Serie A mund të jetë tërheqëse. Ritmi më i ngadaltë i lojës në Itali shihet gjithashtu si ideale për lojën e Mata-s.

Deri në janar na mbetet vetëm të presim.

Related posts

DILEMAT/ Gattuso nuk i pëlqen të “VJETËRIT”. Në ndeshjen me Napolin pritet të…

Sadik.Autor

TRENDI I “EURO 2020″/ Yarmolenko i merr pijet pas Maqedonisë: E pashë CR7 dhe Pogban, më kontaktoni… (VIDEO)

Delo.autor

TRENDI I FUNDIT/ Nuk do ta besoni si duken lotarët e njohur pas këtij efekti (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment