Futboll Gossip Sport

BAST I ÇMENDUR/ Tifozi i gatshëm për çdo gjë: Po shënoi Riberi, do ha…

Pa gol prej thuajse 8 muajsh, probleme fizike e probleme me trajnerin Niko Kovac dhe Franck Ribery u duk se kishte marrë rrugën e perëndimit, me largimin nga Bayern-i gjithnjë e më pranë.

Megjithatë, mesfushori është një person që ka parë gjithçka në jetë dhe ka pasur probleme më të mëdha se ato që ka tani, ndaj nuk është se i bëjnë përshtypje këto gjëra. Si zakonisht, pak fjalë e shumë punë, duke folur në fushë: francezi ka rigjetur buzëqeshjen këtë javë, duke shënuar golin e pestë në fitoren 5-1 kundër Benfica-s në Champions League.

Goli ishte shumë i rëndësishëm në aspektin personal për 35-vjeçarin, sepse nuk shënonte prej 31 marsit, ndërsa pas ndërrimit përqafime e buzëqeshje me trajnerin Kovac, shenjë se situata është e qetë.

BASTI – Nëse Ribery ka rigjetur buzëqeshjen, dikush tjetër e ka humbur atë. Shumë tifozë kanë humbur besim te garda e vjetër dhe një prej tyre, kur rezultati ishte 4-1, në eufori e sipër shkroi në Twitter: “Po shënoi edhe Ribery, do ha një fshesë”. Një bast logjik, nëse mendohet që Ribery nuk shënonte prej muajsh, por si për koincidencë, pikërisht pak minuta pas bastit të postuar në Twitter erdhi goli.

Pas ndeshjes Ribery e mori vesh për bastin e çmendur dhe i ktheu përgjithë tifozit bavarez: “Të bëftë mirë”.

Natyrisht, basti është bast dhe tifozi postoi fotot e një sanduiçi që brenda bukës kishte qime fshese: “E përsërit: nuk ka fare shije”.

Related posts

Vdekje misterioze, mbrojtësi i ekipit francez shuhet në moshën 18-vjeçare

Sadik.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Përcaktohen çiftet: Tirana “zjarr” ndaj vlonjatëve. Ja përballjet e turit të dytë

Isa.Autor

EKSKLUZIVE/ Besar MUSOLLI: Mundim Skënderbeun dhe shpallemi kampion. Ju tregoj kur rikthehem nga dëmtimi

Isa.Autor

Leave a Comment