Futboll Shqipëri Sport

Bruno Telushi “nxeh” derbin e kryeqytetit: Uroj të shënoj ndaj Tiranës, por për festim nuk besoj…

Bruno Telushi, në një prononcim të dhënë për “Supersport”Derbi me Tiranën është shprehur se derbi me Tiranën është maja e futbollit shqiptar dhe po përgatiten për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje

“Ndeshja derbi është maja e futbollit shqiptar. Është një javë shumë emocionuese dhe po përgatitemi mjaft mirë edhe pse u mundëm në Vlorë. Uroj të arrijmë ku duhet dhe të mos dalim pa pikë”.

Humbja me Flamurtarin në Vlorë

“Ishte një ndeshje për t’u harruar. E kemi bërë analizën e ndeshjes. Besoj se do ta kalojë këtë takim siç kemi bërë edhe pas humbjeve me Skënderbeun, ku kemi reaguar dhe kemi treguar se grupi ka forcë”.

Forca e Grupit

“Të mbash këtë ritëm dhe vendin e parë është forca e grupit. Kemi dhe pika që bëhet diferenca, por është forca e grupit që po mbajmë këtë ritëm”.

Ndëshkimi me karton të verdhë

“Për kartonët kam folur dhe me shokët, që më pyesin pse kam qenë disi i ‘butë’. Që pas kartonit të tretë e kam pasur mendjen të mos marr karton, edhe pse unë e kam pasur të vështirë pasi dihet që forca ime është karakteri i fortë. E kam menduar derbin që prej 7 apo 8 ndeshjesh, që kur kam marrë kartonin e tretë të verdhë ndaj Teutës. Uroj që të mos ndëshkohem as në derbi”.

Festimi nëse shënon gol

“Uroj të shënoj, por për festim nuk besoj se të shkoj deri aty sa të marr karton”.

Tifozët

“Tifozët janë lojtari i 12-të. Kjo është një ndeshje që spektakli nuk duhet të mungojë. Stadiumi duhet të jetë plot dhe të na përkrahin, pasi janë të mrekullueshëm”.

Related posts

JUVENTUS-FIORENTINA/ Allegri i beson dyshes së sulmit Morata-Dybala (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LAJM I MIRË/ Ukraina mund të hapë stadiumet për tifozët në një ndeshje testuese

Delo.autor

E kërcënon se do t’i thyejë televizorët kokës nëse e pengon për të parë ndeshjet e botërorit, gruaja padit burrin

Sadik.Autor

Leave a Comment