Futboll Premier League Sport

CHAMPIONS/ Roma bind ndaj CSKA, Valencia “zbret” Man United në Europa League

Roma, megjithëse po vuan në Serie A, vazhdon të paraqitet mirë në kompeticionin më prestigjioz evropian. Klubi italian ka mposhtur rusët e CSKA Moscow me rezultatin 2-1 në Luzhniki Arena. Me këtë fitore Roma ruan kreun e grupit G me nëntë pikë dhe është me një këmbë në fazën e nokautit.

Ishte Kostas Manolas ai që i dha avantazhin miqve që në minutën e 4’ të ndeshjes. Ai kërcen mbi të tjerët pas krosit nga goditja e këndit duke shtyrë topin në rrjetë me pak fat pasi portieri mund ta kishte devijuar atë top.

Roma mbetet ekipi më i mirë në fushë edhe pas golit të avantazhit dhe vetëm në fundin e pjesës së parë vendasit zgjohen duke rrezikuar seriozisht portën e Olsen në disa raste. Gjithsesi, lojtarët e CSKA nuk tregohen të saktë dhe kthehen në dhomat e zhveshjes tepër të zhgënjyer.

Pas pushimit Magnusson, një nga më të mirët në pjesën e parë, merr kartonin e dytë të verdhë dhe detyrohet të largohet nga fusha e lojës. Në minutën e 59’ vjen goli i dytë i Ujqërve me talentin Pellegrini. Me avantazh golash dhe numerik, Roma nuk e ka të vështirë të ruajë rezultatin, megjithëse vendasit mundohen me të gjitha forcat të bëjnë diçka.

Ndërkohë në ndeshjen e grupit H mes Valencia-s dhe Young Boys ishin spanjollët ata që dolën me tre pikë nga fusha pasi fituan me rezultatin 3-1 në Mestalla. Ishte Mina ai që zhbllokoi rezultatin përpara se zviceranët të barazonin me Assale. Por Mina pak para fundit të pjesës së parë riktheu avantazhin dhe Soler vulosi fitoren për vendasit që tani ndodhen në vend të dytë të renditjes në pritje të ndeshjes tjetër mes Juventus dhe Manchester United.

Related posts

Mourinho i shpall luftë Contes për të marrë yllin e Juventusit

Q.Autor

E BUJSHME NË SPANJË/ James Rodriguez plus 170 milionë euro, zbulohet ideja e çmendur e Perez

Delo.autor

DY HERRERA PËR MESFUSHËN/ INTERI kërkon goditjen “low-cost” në merkato (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment