Futboll Premier League Sport

CITY KALON NË RAUNDIN TJETËR/ Dopieta i talentit Diaz dërgon City-n në çerekfinale (VIDEO)

Manchester City ka mposhtur Fulham me rezultatin 2-0 duke kaluar në çerekfinalen e Carabao Cup. Ishte një ndeshje ku Qytetarët nuk e diskutuan asnjëherë fitoren, duke dominuar që nga minuta e parë e deri tek e fundit.

Guardiola kishte zgjedhur të bënte rotacion për ndeshjen e së enjtes teksa Fulham kishte futur në fushë ekipin më të mirë me shpresën që të përfitonte nga lëvizja e guximshme e Guardiola-s. Por edhe të rinjtë e City-t janë integruar më së miri në skemat e trajnerit spanjoll sa që dukej sikur po luanin titullarët.

Ishte pikërisht një prej të rinjve Brahim Diaz ai që i dha avantazhin vendasve në Etihad në minutën e 18’. City vazhdon të ketë mundësi të mira shënimi por goli i nokautit erdhi në minutën e 66’ dhe Diaz ishte përsëri shënuesi.Talenti i ekipit të Guardiola-s ka shkëlqyer, bashkë me një tjetër talent Phil Foden, i cili kërkohet nga Borussia Dortmund. Një ndeshje  e mirë edhe për Kevin De Bruyne, megjithëse në fund duhet të dilte nga fusha i dëmtuar. Por në pamje të parë dëmtimi nuk dukej serioz.

Related posts

MBROJTA “FUT UJË”/ Panik tek “kuqezinjtë”, Bjellorusia shënon golin e dytë me lehtësi (VIDEO)

Delo.autor

TAULANT XHAKA VENDOS PËR TË ARDHMEN/ Dy fjalë dhe për Granitin: Do të bëhem baba, ai ka dhënë gjithmonë…

Delo.autor

Mbeti pa medalje, Smajlaj denoncon: Manipulim rezultati, më dëmtuan imazhin

Sadik.Autor

Leave a Comment