Futboll La Liga Sport

ÇMENDURIA E TIFOZIT 6 VJEÇAR/ Ofron tavolinën, karrigen dhe disa lodra për një…

Një tavolinë, një karrige, disa lodra dhe një flamur …

Tablo që e shikojmë shpesh në rrugët e qytetit, me tregtarët e shumtë që shpresojnë të nxjerrin bukën e gojës. Por, rasti që vjen nga Argjentina nuk është aspak i tillë. Bëhet fjalë për një tifoz të River Plate që në treg ka dalur për një gjë mjaft të veçantë.

“Shes lodrat e mia për të shkuar në “El Monumental”.

Është kjo dëshira e madhe e 6 vjeçarit, Renzo, i cili ka vendosur në peshore lodrat e tij, për të qënë më pas prezent në Klasiken e futbollit argjentinas, River Plate-Boca Junior. Video e postuar nga Renzo ka bërë xhiron e botës, teksa nga Malaga në Spanjë kanë nisur të mbledhin fonde për t’ia dhuruar djaloshit.

“Ne e dimë se shumë iniciativa si tonat tashmë janë bërë, por ne i inkurajojmë ata që të vazhdojnë t’i bëjnë ata për të parë fëmijët e lumtur. Të gjithë kemi qenë fëmijë dhe ne kemi ëndërruar për lodra, libra, udhëtime … “.-shkruajnë tifoz të Malaga në rrjetet sociale.

Gjithsesi, ëndrra e tij për të ndjekur nga afër finalen e Kupës Libertadores nuk do të realizohet, pasi biletat për këtë përballje janë “shteruar” në të qindat e sekondave. Ai, së bashku me familjen e tij do të jetë prezent në ndeshjen e kampionatit kundër Gimnasia La Plata.

Related posts

LIVE/ Tirana-Kastrioti, Nis “finalja” e mbijetesës

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Mesfushori Shkodra në gjurmët e Danilo Alves, gjen ekip në Kazakistan

Delo.autor

PAS 14 VITESH KARRIERË TEK REAL MADRID/ Ramos prish marrëdhënien me Perez, ja shkaku befasues

Delo.autor

Leave a Comment