Futboll Shqipëri Sport

ÇUDIRA NË FUTBOLLIN SHQIPTAR/ Fugoni i mallrave përdoret si… ambulancë

Çudirat në futbollin shqiptar duket se nuk kanë fund. Në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, mes Naftëtarit dhe Maliqit të përfunduar me rezultatin 0-3, në mungesë të një ambulance, drejtuesit e klubit kuçovar kanë përdorur si të tillë një fugon mallrash ngjyrë të verdhë.

Delegati Ismet Ajazi, ka mbyllur njërin sy dhe ka lejuar që ndeshja të fillojë me fugonin e mallrave në rolin e ambulancës. Sa qesharake aq edhe për të ardhur keq.

Mësohet se Ministria e Shëndetësisë nuk merr përsipër të çojë ambulanca në ndeshjet e futbollit dhe si pasojë klubet duhet të kenë një ambulancë private. Jo të gjithë klubet e kanë mundësinë që të sigurojnë një ambulancë privat, ndaj edhe gjenden rrugë të shkurtra.

1822061233_large_MERCEDES-BENZ-SPRINTER-0

Foto ilustruese e tipit të furgonit që është përdorur si ambulancë në ndeshjen e Kategorisë së Dytë, Naftëtari-Maliqi

Related posts

BOJKOTI I SUPERIORES/ “Jo shantazh me futbollin” Fidel Ylli: Kokëdhima do të rregullohet me Ramën ndaj kërkon takim, bashkë me Dukën ta lënë politikën

Delo.autor

U AFRUA ME BUJË TEK MILAN/ Mesfushori përshëndet shokët dhe largohet nga “Kuqezinjtë”. Ja ku do luajë

Delo.autor

SULMON REALIN ME “LA CASA DE PAPEL”/ Valencia: Vjedhjet kanë filluar të bëhen të zakonshme në Madrid

Delo.autor

Leave a Comment