Futboll I pakategorizuar Seria A Sport

DASHURIA PËR ZIKALTRIT/ Nainggolan zbulon arsyet pse i tha “jo” dy gjigantëve të Premier League

Pasi ka thënë të vërtetën e tij në lidhje me tërheqjen nga kombëtarja belge, Radja Nainggolan, në pjesën e dytë të intervistës me “ESPN”, ka zbuluar disa prapaskena të rëndësishme në merkato.

“Kam patur disa mundësi për t’u larguar nga Italia. Unë jam një njeri që në fillim duhet të jetoj mirë, duhet të luaj te një klub që do të fitojë dhe duhet të ndihem i lumtur”, ka thënë mesfushori i Inter.

“Këtu në Itali jetohet shumë mirë. Më pëlqen kultura, mënyra e jetesës. Chelsea më ofroi më shumë pará në verën e 2017-ës, por unë dua të zgjohem në mëngjes në një vend ku ndihem mirë”.

“Ka shumë aspekte që duhen marrë parasysh në këtë punë. Në atë kohë isha në Romë dhe doja ta mbyllja në mënyrën më të mirë të mundshme. Është interesuar edhe Manchester United, por nuk më interesonte. Natyrisht, jam ndier i vlerësuar”.

“Në Premier luhet futbolli më i bukur dhe stadiumet janë gjithmonë plot. Aty futbolli nuk është aq taktik, sa këtu. Nëse do të më pyesnin ku do të doja të luaja, mund të them në Premier, por jam prej kaq shumë kohësh këtu në Itali, sa nuk kam nevojë të ndryshoj asgjë. Tani jam te një klub që ka dëshirë të ndërtojë diçka të madhe, për këtë arsye mendoj se jam në vendin e duhur”, ka përfunduar Nainggolan.

Related posts

JUVENTUS-FERENCVAROS/ Trajneri Pirlo merr lajmin e keq, humb dhe mbrojtësin tjetër…

Delo.autor

PAMJET/ Derbi zgjat 15’ minuta, huliganët përleshen më njëri-tjetrin, lojtarët shikojnë

Delo.autor

ZYRTARE/ Sulmuesi i njohur prezantohet te Napoli (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment